Vlorë - Një turiste ka humbur kontaktet me grupin e guidës turistike në Karaburun. Ajo është identifikuar si D.E., 64 vjeçe, e cila rreth orës 19:10 dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.
Komento