Mes tre të arrestuarve gjatë aksionit policor në Sarandë, që i ngjan një skenari filmash, ishte edhe Ervis Cukali, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbatje pa leje dhe sigurim kushtesh për vrasje.
Ervis Cukali u shpall në kërkim në vitin 2023 si bashkëpunëtor i Albi Meçinit, i cili është arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Sipas policies, Cukali dyshohej se do të kryente vrasje për llogari të një grupi kriminal.
27-vjeçari ishte shpallur në kërkim me akuzat për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Lajmi kryesor:
U ndaluan teksa lëviznin me ‘Porsche’ në Sarandë, njëri u hodh në det! Policia: Brenda çantës u gjet një armë, 3 të arrestuar! Mes tyre edhe Ervis Cukali (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
