Edi Rama

Kriza energjetike dhe zgjedhjet vendore, Rama njofton nga Berlini: Javën tjetër dialog me bashkitë! Të bashkuar për përballjen me të djathtën e rublave

15 Tetor 2022, 12:41| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 14:19

  • Share

Javën e ardhshme kryeministri Edi Rama do të nisë dialogun me të gjitha bashkitë e Shqipërisë për të diskutuar mbi temat më të rëndësishme aktuale që prekin qytetarët. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se në takime do të flitet për çështje të ndryshme, nga përballimi i inflacionit të luftës, te kriza energjetike dhe buxheti 2023. Një objekt tjetër diskutimesh do të jetë edhe ecuria e qeverisjes vendore përballë kundërshtarëve opozitarë që i cilëson 'e djathta e rublave' pas dosjes së lobimit rus të PD.

‘Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë! Të bashkuar jo të ndarë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë.’- u shpreh Rama.

Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Berlin. Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë. Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku tha se u synua shkatërrimi i plotë i sistemi online shtetëror.

Me datën 14 dhe 15 tetor, u mbajt në Berlin, Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia e Socialistëve Evropiane (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.

Ora 15:12
Balla nga Berlini: Berisha dhe PD ka votuar rezolutën që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shqipërisë në këto 30 vite

1665045402_Screenshot1.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar nga Berlini për rezolutën e Dick Marty që u votua 11 vite më parë nga përfaqësuesit e PD.  Sipas tij, Berisha dhe PD ka votuar rezolutën që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shqipërisë në këto 30 vite

"Na duhet të bashkëveprojmë të gjithë për mekanizma të përbashkët të tjekalimit të kësaj situate të vështirë sepse inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë apo të ushqimeve bazë. Çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe ku zgjidhjet duhet të jenë po aq të përbashkëta. Çmimi i naftës dhe i gazit dhe natyrshëm edhe degradimi i asaj që quhet stabiliteti dhe siguria ndërkombëtare po ti referohemi 24 shkurtit e tutje pas agerisonit të pajustifikuar rus në Ukrainë. Në këtë kontekst apeli për mua është shumë solidaritet.

Dy qeveritë tona ajo e Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë bashkëpunimin e ngushtë. Ne në nëntor do të kemi jo vetëm mbledhjen e përbashkët të dy qeverive por në fakt 27 nëntor do të kemi edhe seancën e përbashkët të Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Kosovës. Ajo që shqiptarët mes vedit kanë shumë nevojë është që për çështje të rëndësisë kombëtare duhet të jemi shumë më shumë të bashkuar. Iniciativa e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe e bërë publike në sallën plenare te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Ervopës nga Kryeministri Rama është rivendosje  në vend do ta quaja unë të dinjitetit, imazhit të dëmtuar të shqiptarëve. Në vitin 2011 është miratuar një rezolutë të cilin unë e quaj një dokument tepër fyes ndaj shqiptarëve i pabazuar në asnjë provê apo referencë të besueshme dhe unë nuk hezitoj të rithem përsëri atë që kam thënë shumë vite më parë. 

 Fjala e Kryeministrit ka zgjuar një insiticion që pë këtë çështje e kish zënë gjumi që nga viti 2011. Ajo që kryeministri bëri është thjesht një rikujtesë që ky institucion duhet të rivendosë dinjitetin e vet si një institucion i gjithëpranuar pë të drejtat e njeriut sepse është supozuar që ka patur shkelje të rënda tê të drejtave të njeriut dhe ka rezultuar që ato nuk kanë ndodhur dhe duhet ta kish bërë vetë institucioni këte dhe përsa kohë institucioni nuk e rimori këtë çështje vetë e rimori Shqipëria. Përsa i përket argumentimeve te koalicionit Berisha-Meta duhet të kujtoj që ne 2011 Berisha-Meta kanë qenë në koalicion se bashku dhe kanë një përgjegjësi konkrete sepse si ka mundësi që qeveria shqiptare asokohe nuk ka bërë asnjë demark diplomatik për të penguar miratimin e kësaj rezolute madje per turpin e Sali Berishës pêrfaqësuesi i tij direkt në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka votuar këtë rezolutë. Ky është një ndër skandalet më të mëdha në politikën e jashtme të Shqiperisë ne 30 vitet e fundit. Pra Sali Berisha, Partia Demokratike e Shqipërisë ka votuar njê rezolutë që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shipërisë dhe shqiptarisë në këto 30 vite", tha Balla.

Ora 08:12
Përqafime dhe të qeshura! Rama ndan fotot nga Kongresi i Partive Socialiste në Berlin, takohet me kancelarin gjerman Scholz

1665814324_3108556366549717726651545439585331950118715n.jpg

Në kongresin e Partive Socialiste Euoropiane, kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

‘Mirëmëngjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 15/10/2022 20:22

    O Tema që ti o karabush je 100% me Saliun se luan topi o Tema topi. Ja Babuli QË TA NGULI ka plotësisht të drejt. Po ku mer vesh ti mor Tema pallavesh ti do anarshi, mor të paguash korentin, të vjedhësh e kshu ti e quan shtetin fantastik. Prandaj je më Saliun o karabush. Tani o Tema futi i tas llall o Tema pall.

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 15/10/2022 18:34

    O Tema se qeke dhe vlonjat me sa kuptoi un, po un o Tema kam lindur në Berlin për ça xhepi mendoj un ? Po un jam intelektual dhe di ta ndaj të mirën nga e keqja. Edi Rama ka plot gabime me thes por kur smund ta krahasosh me Salhe bajgën. E mbi të gjitha Rama vjen nga familje intelektuale. E jëma ti Aneta ka sdudjuar në warshav i jati Skluptor e gjith familja tij jan intelektual. Kurse Salhe bajga vjen nga familje analfabetësh. E jëma Sheqerja baresh i jati Ram Berisha bari sdinte shkrim e këndim. Motrat analfabete e gjith fisi analfabet. E un Edi Ramën se vë në pjedestal po e kuptove çdo të thot pjedestal. Por aman se krahasoj kurr, kurr me Salhe bajgën. Po po të ket më të mir se Edi Rama populli le ta votoi o Tema. E Tiranën e shkatroi komonisti Salhe bajga. Prandaj mos fol pa lidhje thon Kosovarët. Falemnderit o Tema se jemi dhe patriot se dhe un nga jugu jam. Të uroi gjith të mirat o der bardh.

    Përgjigju
  • Ramsi: 15/10/2022 16:30

    E ka ndryshuar pllaken tani. Nga opozita e "vdekur" tek ajo e "rublave". Cfare ndodhi qe befas, pas disa vitesh "rublaizmi" ne heshtje, rilindasi i korrupsionit neokomunist ka nisur serish me estraden e opozites "armike"??? Thua te kete nisur te permirret naten??

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 15/10/2022 15:35

    O Tema Salhe Bajga jote është : Kriminel, hajdut, mashtrus, psikopat, anarshist, idjot, malok, gënjeshtar, fashist a do më për malokun tënd Salhe Bajgën ? ? ? Po lene tao taon se tao taon se pyt njeri se vetëm lef e stë kafshon. Po sa vet ka vra qeni jot bastard Salhe bajga apo s' quhet për ty o Tema zhgaravin.

    Përgjigju
    • Tasi: 16/10/2022 00:27

      Mos u merzit "Tema". Ushtria patronazhiste e Rames eshte njesoj e madje me keq se ajo e Berishes qemoti. E kane si modus operandi sa here dujet per te mbuluar korrupsion e rende qe kuterbon ngado.

    • Tema: 15/10/2022 16:40

      Po kush te tha ty qe jam me Saliun un ore bithlepires i PUSHTetit? Un prej atij si shume te tjere u detyruan te ikim nga ky vend. Por ti nuk sheh dot per te miren e vendit por vec per xhepin tend. Nuk sheh ore qe po sekuestrohen pallate te tera ne Tirane ? Si u ndertuan pa leje ne mes te Tiranes ? Pse po prishen te tera lulishtet? Pse po ndertohen vece vila per Zamirin dhe shoket e tij UDBash ? Apo hajde te merremi me Salen. Le ta fusi ne Burg Rama po te kete shtet por ja qe ska, hajdut eshte madje rilindja e 666 (G99) me kete gjatoshin vec ka betonizuar cdo cep per veten e tyre. Ik tani e futi i tas grosh.

  • Tema: 15/10/2022 14:59

    Futi no i pallat aty ku na thoje se po rilindin lulishtes o Vigan i rilindjes. Ke hedhur me shume Beton se 300 legjislatura te Saliut. Vec vila e apartamente per oligarket e tu. Ne ka njeri te rublave je ti ore dreq jo Saliu se ata e zhvaten bashkimin sovjetik.

    Përgjigju
  • Xakja: 15/10/2022 14:19

    Per tju pergezuar dhe per ndryshimin e imazhit te vendit tone dhe kjo ka ardhur e gjitha fal punes se palodhur

    Përgjigju
  • Zani: 15/10/2022 14:15

    Me ju e kemi pare mjaft mire qe krizat kemi kaluar i keni menaxhuar ashtu jasht sic duhet

    Përgjigju
  • Leandra: 15/10/2022 13:56

    Fale Rames Shqiperia eshte zhvilluar kaq shume. respekte

    Përgjigju
  • Teo: 15/10/2022 13:54

    Shpresoj qe viti qe do te vij te jet me i leht e te gjitha keto kriza qe kane kapluar mjaft vende te zhduken

    Përgjigju
  • Eno: 15/10/2022 13:54

    Rama i vetemi i cili ben takime e mbledhje per te pare punen dhe ecurin e gjithsecilit nga kryertaret,mendoj se eshte gje mjat e mire pasi vetem keshtu vendi mund te ec perpara

    Përgjigju
  • petro: 15/10/2022 13:47

    Ne kete menyre sic po ecni duhet te ecni perdie sepse vetem keshtu mund te arrijme shume shpejte aty ku duam

    Përgjigju
  • Ani: 15/10/2022 13:47

    Takime te cilat do te nxjerrin me ne pah punen e bere ndo cdo kyretar

    Përgjigju
  • tiku: 15/10/2022 13:46

    Keshtu duhet pra.Nuk pushon per asnje moment.Direkt nis punen per kryetaret e bashkive

    Përgjigju
  • Derin: 15/10/2022 13:39

    Do e kalojme shume shpejt dhe kete krize qe po ndodh ne vend,po beni ceshte e mundur qe shqiptaret mos te preken nga kjo situate

    Përgjigju
  • Fuat: 15/10/2022 13:38

    Vetem me kete kryeminister ecim perpara ne,njeri qe nuk i trembet syri nga askush

    Përgjigju
  • Dian: 15/10/2022 13:37

    Si gjithmone e kete here na ka perfaqesuar denjesisht,respekte per ju Edi!

    Përgjigju
  • Ergi: 15/10/2022 13:36

    Here pas here ja terheq veshin si te thuash kryetareve te bashkive dhe shume mire ben qe te behet me e mira per shqiptaret

    Përgjigju
  • Anisa: 15/10/2022 13:34

    Rama ka qen perfaqsuesi me i mire i shqiperise ne arenen nderkombtare dhe vec fale tij jemi ketu kj jemi sot

    Përgjigju
  • Aldo: 15/10/2022 13:34

    Shume mir se dialogu i shtyne ato qe te punojn akoma me shume

    Përgjigju
  • Eri: 15/10/2022 13:34

    Do jete nje perfatitue e mir per zgjedhjet e ardheshme bravo

    Përgjigju
  • Eno: 15/10/2022 13:28

    Fjalimi juaj atje ishte i duhuri dhe fjale shume te sakta

    Përgjigju
  • Rildi: 15/10/2022 13:27

    Gjithmone mundoheni per te miren e vendit tone

    Përgjigju
  • Jani: 15/10/2022 13:25

    Na ka perfaqesuar denjesisht ne Berlin

    Përgjigju
  • Luan: 15/10/2022 13:24

    Populli e dallon shume thjeshte kush punon per to dhe kush ka vetem llafe dhe kur te vije dita e zgjedhjeve do ta shprehin mbeshtetjen.

    Përgjigju
  • Alban: 15/10/2022 13:23

    E ke te fituar o gjigand mos u lodh shume thjeshte jepi pikat qe kane per te ndjekur kryetareve te bashkive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?