Rama në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin: BE nuk u ofron akses të rinjve, por i kërkon të kualifikuar

14 Tetor 2022, 22:51| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 10:54

  • Share

Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në ditën e parë të punimeve të kongresit të partive Socialiste Europiane në Berlin. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndryshe nga sa ndodhi me pandeminë.

“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rend që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, icili nuk është i njëjtë me pandeminë por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos  jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë", tha Rama.

Rama u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Europain për standard të dyfishta.

"Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po I jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë europian. Por nga an tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të meren nga vendet e pasura. Ky është tregu , unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balanc në një formë, një solidaritet pasi vendi ynë duhet të mar dicka në këmbim, ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinjë të punojnë si infermier apo doktor, Por ne duhet të ndihmohemi gjithastu, smund të funksionoj vetëm në nëj formë", tha Rama.

Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërinë.

“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetike nga Republika Islamike e Iranit, ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”, tha Rama.

Sot në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe ditën e nesërme. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia e Socialistëve Evropiane (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/10/2022 07:56

    Edvin shkjau shqipfolës lyps që mbulon krimin dhe tradhtine vet duke lyp !!!

    Përgjigju
    • Alniku: 15/10/2022 11:46

      Arbor-i-serbisë KM i Kombit ???????? ka vetëm një të vërtetë që i thotë gjërat ashtu siç janë dhe kjo ju dëmton ju të ???????? se jeni rritur duke i lëpirë bythën Serbisë.

  • AltinTop: 14/10/2022 23:19

    Kemi 1 hidrocentral per cdo 400 mije banore dhe kerkon ndihme energjetike…Ka shtete ne europe qe nuk kane asnje dhe nuk i kerkojne ndihme njeriu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?