Ishte në një ekspeditë zhytjeje në Sarandë, mbytet 29-vjeçarja nga Anglia! Momenti kur nxirret në breg trupi i pajetë (VIDEO)

19 Shtator 2022, 13:27| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 21:07

  • Share

SARANDË- Një 29-vjeçare nga Britania e Madhe që merrte pjesë në një ekspeditë zhytjeje është mbytur në det. Viktima është Rebecca Gannon, ndërsa ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në vendin e quajtur "Vapori i mbytur" në Sarandë. Report Tv ka siguruar pamjet kur varka nxjerr në det trupin e pajetë të vajzës së re.

Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga "Spiranca Diving Center" tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës.

Drejtuesi i kësaj qendre, instruktori Saimir Kushova dhe 2 persona të ekuipazhit në anijes si dhe 8 shtetas anglezë, pjesë e ekspeditës janë shoqëruar nga policia dhe janë marrë në pyetje lidhur e ngjarjen e rëndë. Nga morgu i spitalit të Sarandës, trupi i pajetë pritet të dërgohet në Tiranë ku do të kryhet autopsia.

Si ndodhi ngjarja

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë 8 shtetas të huaj bashkë me 3 shtetas shqiptar, të cilët kanë qenë në ekuipazhin e anijes. Shtetasit e huaj kanë kryer edhe më parë zhytje, ndërsa 29-vjeçarja, herën e fundit që kishte kryer zhytje e kishte më janar të këtij viti. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë! Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. Madje i dashuri i vajzës ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra

Madje dhe i dashuri i vajzës ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë. Ekuipazhi i anijes ka qenë i specializuar dhe përpara se të bëjnë zhytje të gjithë kanë plotësuar një formular që dinë që të kryejnë zhytje. Jashtë e kanë nxjerrë 3 pronarët e anijes specialistë në zhytje. 8 shtetasit e huaj janë lënë të lirë, ndërsa 3 shqiptarët janë ende në komisariat.

Ora 21:08
Nuk arriti që të hapte dot jelekun e shpëtimit, si u mbyt 29-vjeçarja britanike në Sarandë

1663597610_sarande.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga mbytja e 29-vjeçares nga Britania e Madhe në Sarandë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë 8 shtetas të huaj bashkë me 3 shtetas shqiptar, të cilët kanë qenë në ekuipazhin e anijes. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë! Grupi me të cilin ishte, i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. Madje i dashuri i vajzës ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë.

Ora 19:42
Mbytja e 29-vjeçares angleze në Sarandë, shoqërohen 8 persona që ndodheshin në varkën Spiranca Diving Center

1663597610_sarande.jpg

8 persona, përfshirë edhe pronarin, të cilët ndodheshin varkën ‘Spiranca Diving Center’, ku u mbyt 29-vjeçarja britanike teksa ndodhet në një ekspeditë zhytje, janë shoqëruar nga policia. Ndërkohë priten hetimet e prokurorisë që të zbardhin çështjen, ndërsa deri tani nuk është bërë ekzaminimi i kufomës.

 

Ora 16:24
Britanikja gjen vdekjen në Sarandë/ Momenti kur nxirret nga bregu trupi i pajetë i të resë

 

Report Tv sjell videon nga momenti kur trupi i pajetë i britanikes Rebecca Gannon nxirret nga bregu. Ajo ishte një në ekspeditë, ku për fat të keq ndërroi jetë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?