Një zhurmë, pastaj një shpërthim. Dhe menjëherë britmat e atyre që ishin roje në urë e që japin alarmin, zgjojnë ekuipazhin, thërrasin të dalin jashtë, të nxitojnë: “Zjarr, zjarr!”. Natën, një dron ushtarak goditi një nga anijet kryesore të delegacionit spanjoll të Global Sumud Flotilla, Family boat, mbi të cilën udhëtonin disa anëtarë të komitetit organizator, mes tyre Greta Thunberg, Yasemin Acar dhe Thiago Avila. Pamjet e shpërndara nga aktivistët tregojnë momentin e saktë kur lëshohet mjeti shpërthyes, dëgjohet qartë shpërthimi, por për momentin autoritetet tuniziane duket se përpiqen të ulin tonet. “Sipas verifikimeve të para, është regjistruar një zjarr tek jelekët e shpëtimit”, tha për AFP Houcem Eddine Jebabli, zëdhënës i Gardës Kombëtare, duke theksuar se “nuk është konstatuar asnjë dron”. Videot e shpërndara menjëherë nga Global Sumud Flotilla megjithatë tregojnë një tjetër histori.
Family boat, që mbrëmjen e së dielës kishte mbërritur në Sidi Bou Said, një port i vogël turistik pranë Tunisit, ishte ankoruar aty bashkë me të tjerat, në pritje për të marrë rrugën drejt Rripit. “Droni erdhi mbi ne dhe hodhi bombën, papritur e gjithë ura u përfshi nga flakët”, rrëfen Acar, që muajt e kaluar ka qenë në bordin e Madleen bashkë me aktivisten e re suedeze dhe, ashtu si ajo, u kap nga IDF, u dërgua në Ashdod, u ndalua dhe më pas u dëbua. “Në bord të gjithë janë mirë dhe flakët janë shuar”, shpjegon Acar në një video. Për momentin, nuk ka prova që bëhet fjalë për një dron izraelit, por askush – sidomos pas kërcënimeve të hapura të ministrit Ben Gvir – nuk ka dyshime për këtë.
Anija, që lundron nën flamur portugez, ka pësuar megjithatë dëme të mëdha. Kuverta e sipërme është thuajse e gjitha e djegur, edhe direku kryesor ka pësuar dëme dhe zjarri ka përpirë edhe pjesë të hambarit. E pamundur që të vazhdojë lundrimin në një kohë të shkurtër. “Edhe një herë tjetër – thotë me zë të dridhur nga zemërimi dhe indinjata Acar – ata kanë bombarduar një anije me civilë në territor tunizian”. E njëjta gjë ndodhi edhe në maj. Pranë Maltës, Al Damir, anija e parë me vela e Flotilla-s që tentoi të arrinte Gazën këtë vit, u godit nga dy dronë ushtarakë pranë Maltës dhe u dëmtua në mënyrë të pariparueshme.
“Ky – thekson aktivistja – është një sulm kundër nesh, kundër një misioni civil paqësor, sepse nuk na duan atje. Nuk duhet të rrimë në heshtje, duhet të mobilizohemi dhe ta bëjmë shpejt”. Dënimi vjen nga ekuipazhet e gjithë Global Sumud Flotilla. “Aktet e agresionit që synojnë të na trembin apo të dështojnë misionin tonë nuk do të na ndalin. Qëllimi ynë kolektiv për të thyer rrethimin mbi Gazën dhe për të shprehur solidaritet me popullin e saj do të vazhdojë”. Pra, asnjë hap pas. Përndryshe, ishte një nga skenarët e parashikuar kur u ndërtua misioni.
Tani megjithatë duhet kuptuar nëse dhe në çfarë mase flota do të duhet të rishikojë orarin e saj. Dëmet në Family boat janë të konsiderueshme, punimet e riparimit do të nisin kur të jetë e mundur të veprohet në siguri dhe kur nga autoritetet tuniziane, që kanë hapur një hetim zyrtar për ngjarjen, të vijë miratimi; për momentin është e pamundur të parashikohen kohë të sakta. Është e mundshme që ekuipazhi të gjejë vend në anije të tjera ose të kërkohet një zëvendësuese, por të gjitha këto janë zgjidhje që po shqyrtohen këto orë. Për Global Sumud Flotilla, është nata e parë e zemërimit, frikës dhe ankthit. Dhe të gjithë janë të bindur se nuk do të jetë e fundit./La Repubblica
Tunizia mohon të ketë kryer sulmin me dron ndaj anijes Global Sumud Flotilla që po udhëtonte drejt Gazës, në të cilën ndodhej edhe aktivistja Greta Thunberg. Sipas Gardës Kombëtare Tuniziane, "nuk janë gjetur prova për akte armiqësore ose sulme të jashtme".
Në një deklaratë, autoritetet tuniziane pohojnë se raportet për një sulm me dron ndaj anijes që udhëtonte për në Gaza janë "krejtësisht të pabaza" dhe se hetimet paraprake zbuluan se zjarri në bordin e anijes filloi në njërën nga jelekët e shpëtimit "për shkak të një çakmaku ose bishtit të një cigareje".
Komente

Tunisia is known for its strong pro-Palestinian stance. Why would they lie? Did Greta say that the storm that stopped them last week was also caused by an Israeli drone?
PërgjigjuSa shpirt zi qe je o qytetari, sa turp per ty e per zemren e keqe qe ke.
PërgjigjuMos, Greta Thunberg. Sdo me zeri gjumi per heroinen Suedeze prijese te protestes per jevgjit e palestines ne Tirane.
Përgjigju