Tunizia mohon të ketë kryer sulmin me dron ndaj anijes Global Sumud Flotilla që po udhëtonte drejt Gazës, në të cilën ndodhej edhe aktivistja Greta Thunberg. Sipas Gardës Kombëtare Tuniziane, "nuk janë gjetur prova për akte armiqësore ose sulme të jashtme".
Në një deklaratë, autoritetet tuniziane pohojnë se raportet për një sulm me dron ndaj anijes që udhëtonte për në Gaza janë "krejtësisht të pabaza" dhe se hetimet paraprake zbuluan se zjarri në bordin e anijes filloi në njërën nga jelekët e shpëtimit "për shkak të një çakmaku ose bishtit të një cigareje".
Lajmi kryesor:
Ishte nisur për në Gaza, goditet me dron në ujërat tuniziane anija ku udhëtonte Greta Thunberg! Autoritetet mohojnë sulmin (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al