I humbur prej 8 ditësh, gjendet i vrarë me armë në banesë 46-vjeçari në Vlorë! Pas një konflikti në Kosovë i mbajtën pasaportën, u kthye ilegalisht në Shqipëri! E ëma e gjeti të vdekur në shtëpi

19 Shkurt 2022, 11:14| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 21:28

  • Share

E mbuluar me mister është vrasja e 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë, trupi i pajetë i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm në banesë nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.

Ngjarja u regjistrua në lagjen "24 Maji", teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij, 

Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta.

Burime bëjnë me dije se 46-vjeçari, i cili dyshohet se ishte përdorues droge, para disa kohësh ka qenë në Kosovë, ku pas një konflikti me disa persona të panjohur, ata i kanë mbajtur pasaportën, por Alikaj mundi të largohej duke ardhur ilegalisht në Shqipëri. Nuk dihet nëse këto fakte kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa familjarët pretendojnë se vrasja e 46-vjeçarit ishte e mirëorganizuar.

Sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Po ashtu ata kanë deklaruar se në banesë kanë gjetur edhe një sëpatë me gjak, me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Trupi është dërguar në morg, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, teksa është e paqartë se përse banesa e tij nuk ishte kontrolluar prej kaq ditësh, edhe pse ishte denoncuar i zhdukur. Deri me tani janë shoqëruar tre persona nga policia e Vlorës, që kanë patur njohje me 46 vjeçarin, ndërsa po merret në pyetje edhe babai i tij.

1645274749_Sequence03.00265413.Still012.jpg

Viktima Altin Alikaj

Ora 13:43
Del foto/ Kush është 46-vjeçari në Vlorë që u gjet i vrarë pas 8 ditësh

1645274707_Sequence03.00265413.Still012.jpg

Ky është Altin Alikaj, 46 vjeçarit në Vlorë që u gjet pas 8 ditësh i vrarë në banesë.

Ora 13:33
Vrasja e 46-vjeçarit në Vlorë/ Autorët i zhdukën celularin! U qëllua më armë në shpatull, fraktura edhe në kokë

1645267072_Screenshot2.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja e 46 vjeçarit në Vlorë. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri në shpatullën e majtë, e ndërsa ka një frakturë në kokë. 46-vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve i është mbajtur pasaporta, për motive që nuk duhen. Si rrjedhojë ka ardhur ilegalisht për në Shqipëri. Pas vrasjes Altin Alikajt i është marrë celulari.
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?