36-vjeçari Mitri Prifti, i shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së Edison Begajt në maj të këtij viti në fshatin Kaninë, është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Mitri Prifti është kapur nga Policia e Tiranës për llogari të Vlorës. Prifti është konstatuar nga efektivët duke lëvizur në këmbë në afërsi të stadiumit Dinamo.
Mitri Prifti, me profesion jurist, banues në Tiranë, i maskuar dhe i veshur si polic, qëlloi me armë në drejtim të 41-vjeçarit në sy të fëmijëve. Në hyrje të banesës së tij Begaj u qëllua me 4 plumba dhe mbeti i plagosur. Policia njofton se Mitri Prifti ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn për motive të dobëta, cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se Prifti e ka plagosur Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Ka qenë vetë Begaj ai që ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin, i cili është filmuar nga kamerat e lokalit dhe është bërë element kyç në zbardhjen e ngjarjes. Pas hetimeve policia ka zbuluar se gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik dhe pak ditë më pas ka ardhur "hakmarrja" e tij duke kryer atentatin. Në vendngjarje u gjetën materiale të bollshme dhe prova biologjike. Dyshohet se Prifti ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe janë rezultatet e ADN që e implikojnë atë në këtë ngjarje. Begaj para se të ndodhte sherri e ka ndihmuar herë pas here Priftin për problemet që ka pasur, mirëpo ende mbetet e paqartë arsyeja e sherrit në lokal.
Për Priftin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Juristi është një emër i lakuar në 2016 kur përflitej se ka shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes Emiljano Shullazit e kushëririt të tij Jani Zaka për një parking 1200 m katrorë. Atëherë Mitri Prifti deklaroi se kushëriri i tij, ndërtuesi Zaka, ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, në rrugën “Sali Butka”. Në një intervistë për Report TV ai tha se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.
Si u qëllua me armë Begaj?
Edison Begaj ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët, ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj. Ndërkohë që autori i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie ka shtënë me arme ndaj tij. Ndaj Begajt është shtënë me katër plumba. Në dëshminë e tij të parë ai ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar.
41 vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë". Ndërsa në 18 qershor Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn, i cili u arrestua pasi u kap me ramë zjarri pa leje e fishekë, pas një aksioni të RENEA-s në Vlorë.
Ore kajtazi te ndaje mendjen anen e cilit do mbaj
PërgjigjuMe mir nje jevg se te kesh ket dhender...
Gangester mitri hahaha ...o. ziu mitri ne burg do ta pallojn ..do tja bejn sumen si kazan rakie..
PërgjigjuShpresojme qe nje ngjarje e tille te sherbeje per ndergjegjsimin e shoqerise qe: DEBATET DUHEN ZGJIDHUR PA PERDORIMIN E DHUNES.Dhuna vetem dhune sjell.
Përgjigju