Ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jack Covey në dëshminë e tij të dhënë përpara trupës gjykuese të Hagës, pyet nga avokati Luka Mishetiq lidhur me një deklaratë të bërë nga Hashim Thaçi, në të kryeministër i përkohshëm i qeverisë ku ishte shprehur “Nuk do të lejohet anarkia”.
Kjo deklaratë përkonte pas vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit dhe se Thaçi shqetësohej për mungesën e forcës policore në vend.
“Duke u njoftuar për aktin e vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit, z. Thaçi tha se kjo po ndodhë edhe për shkak të vakuumit të krijuar si rezultat i vonesës së krijimit të një force policore. Ky akt na ka shqetësuar dhe nuk do të lejojmë që në Kosovë të mbizotërojë anarkia”, tha Covey.
Pyetjes “A përputhet kjo nga mënyra se si e ka trajtuar dhunën ndaj pakicave etnike z. Thaçi?”, ish-zëvendësi i sekretarit të OKB-së u përgjish pozitivisht.
“Po deklarata që nuk do të lejojmë anarkinë, po. Sa i përket krijimit të forcës policore, ishte një ankesë që është bërë në ditët e para të misionit tonë paqëruajtës dhe të njëjtën ankesë e kemi dëgjuar edhe nga NATO-ja”, deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Dëshmon në Hagë ish-përfaqësuesi i sekretarit të OKB-së: UÇK ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri! Komandantët nuk e respektonin Thaçin
K.B/ReportTv.al