Islanda mbyll ambasadën në Rusi, reagon Moska: Vendim që shkatërron marrëdhëniet mes vendeve tona

10 Qershor 2023, 15:19| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 15:26

  • Share

Islanda ditën e sotme ka marrë vendimin për të mbyllur ambasadën e saj në Rusë që nga data 1 gusht për shkak të nivelit të ulët të marrëdhënieve tregtare dhe politike mes vendeve duke i kërkuar Moskës zvogëlimin e marrëdhënieve diplomatike.

Ky veprim i Islandës pati edhe reagim nga ministria e Jashtme e Rusisë që e quajti këtë një shklatërrim të bashkëpunimit dypalësh mes vendeve.

“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

"Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës," thuhet më tej në deklaratë.

Kur shpalli vendimin e saj, Islanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukrainasit depërtojnë në vijën e parë të mbrojtjes ruse! Kievi: Po përparojmë në Bakhmut dhe Donetsk


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?