Adela Xhaferri, 27 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali

Bota

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas

8 Dhjetor 2024, 18:41| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 18:51

  • Share

ITALI - Detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në Breshia të Italisë ku humbi jetën shqiptarja Adela Xhaferri. Siç u raportua mbrëmë ajo humbi jetën pasi makina ku ajo ishte pasagjere rëshqiti duke dalë jashtë rrugës. Këtu nuk pësoi lëndime por kur doli nga makina u përplas nga një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi duke humbur jetën në vend.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Adela Xhaferri natën e së premtes së 6 dhjetorit përfundoi turnin e punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias. Jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë. Ai e mori 27 vjeçaren në makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato, gjysëm ore me makinë nga qyteti.

Duke dalë nga unaza jugore  e qytetit, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. Dy të rinjtë nuk pësuan lëndime. Kur ajo u largua paksa nga makina e përmbysur, një makinë që po vinte drejt saj e përplasi duke e lënë të vdekur. Vetëm 1 metër dhe do të ishte ende gjallë

I dashuri lajmëroi menjëherë urgjencën, mëgjithatë ishte e kotë, pasi e reja kishte humbur jetën. Tashmë policia po rishqyrton edhe një herë shkaqet e aksidentin. Paraprakisht mendohet se të rinjtë nuk ishin të pirë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?