Tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ata kishin bërë gati planin dhe rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm (9 qershor), prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.
Skena e arratisjes së tyre është e ngjashme me atë të filmit vizatimor “The Dalton Brothers”. Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët. Ai është identifikuar si Edison Pula, 27 vjeç. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur shqiptarët largohen me vrap për të dalë në rrugën kryesore.
Komisari Vito Montaruli thotë se ka nisur bashkëpunimi për arrestimin e tij. Montaruli theksoi se nuk do të lënë gur pa lëvizur ndërsa pjesë e operacionit për arrestimin e shqiptarit është edhe policia kufitare pasi ekziston mundësia që Pula të tentojë të largohet nga vendi.
Kush është Edison Pula, në kërkim në Shqipëri
Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, u arrestua në shkurt të këtij viti në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive mes Trevisos dhe Bellunos. Ai është një nga të dyshuarit për grabitjen e biznesmenit Giancarlo Miotto në Mogliano Veneto.
Pula, 'mjeshtër i arratisjes' ishte i dënuar me burg për vrasje, grabitje dhe trafik droge. Ai ishte ndaluar me urdhër-arrest për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë. I riu është mjeshtër i arratisjes pasi në vitin 2016 u arratis nga burgu në Komisariatin e Krujës duke kapërcyer murin rrethues.
Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.
Edison Pula
Edison Pula, 27 vjeç është shqiptari që u arratis mëngjesin e djeshëm nga burgu në Treviso pasi preu hekurat dhe zbriti me çarçafë. Arratisja e tij ishte perfekte ndërsa sindikata e Policisë së burgjeve Uilpa, fajëson stafin e pakët të personelit të burgut për largimin e tij.
Sipas mediave italiane, një makinë po e priste jo shumë larg burgut. Në pamjet e publikuara duket qartë momenti që së bashkë me 2 shqiptarët e tjerë që u kapën, vraponin mes fushës për të dalë në rrugë kryesore. Prej ditës së djeshme është në arrati dhe ekziston mundësia që të jetë larguar nga territori italian.
Edison Pula, 27 vjeç, nga Shqipëria hartoi një plan të thjeshtë për t’u arratisur nga burgu dhe të gjithë forcat e policisë italiane. Komisari Vito Montaruli thotë se ka nisur bashkëpunimi për arrestimin e tij.
Montaruli theksoi se nuk do të lënë gur pa lëvizur ndërsa pjesë e operacionit për arrestimin e shqiptarit është edhe policia kufitare pasi ekziston mundësia që Pula të tentojë të largohet nga vendi. Për këtë arsye kontrollet më të mëdha janë të përqendruara në kufi. “Përshkrimi i shqiptarit iu dërgua të gjithë policëve dhe komisariateve”, tha Montaruli.
Në pamje shihni momentin e arratisjes së shqiptarëve nga burgu i Trevisos në Itali. Ata duket se si vrapojnë për të dalë në rrugën kryesore, për vetëm njëri prej tyre i shpëton policisë italiane. Ai është Edison Pula, 27 vjeç, i cili është ‘mjeshtër’ i arratisjes dhe njihet si anëtar i bandës së Niklës.
Edison Pula dhe Imer Masha ishin dy shqiptarët që u arrestuan në shkurt nga policia italiane. Dy “hajdutët profesionist” lanë “strofkën” e tyre në Carbonera ku fshiheshin prej kohësh, për bërë pazar në Sile.
Pula, 27 vjeç akuzohej për 50 vjedhje në Trentino, ndërsa Masha 28 vjeç ishe dëbuar me kohë nga Italia. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, u arratis nga burgu i Trevisos duke prerë hekurat dhe zbriti me çarçafë së bashku me 2 shqiptarë të tjerë, të cilët u kapën.
Imer Masha dhe Edison Pula
Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis nga burgu në Itali është anëtar i bandës së Niklës. Duket se i riu është mjeshtër i arratisjes pasi në vitin 2016 u arratis nga burgu në Komisariatin e Kurjës duke kapërcyer murin rrethues.
Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.