Edison Pula, 27 vjeç është shqiptari që u arratis mëngjesin e djeshëm nga burgu në Treviso pasi preu hekurat dhe zbriti me çarçafë. Arratisja e tij ishte perfekte ndërsa sindikata e Policisë së burgjeve Uilpa, fajëson stafin e pakët të personelit të burgut për largimin e tij.
Sipas mediave italiane, një makinë po e priste jo shumë larg burgut. Në pamjet e publikuara duket qartë momenti që së bashkë me 2 shqiptarët e tjerë që u kapën, vraponin mes fushës për të dalë në rrugë kryesore. Prej ditës së djeshme është në arrati dhe ekziston mundësia që të jetë larguar nga territori italian.
Lajmi kryesor: