Aksidenti me 4 viktima, mes të cilëve edhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha ka lënë pas shumë dhimbje. Stafi mjekësor, infermierët dhe mjekët që punuan me 40-vjeçarin nga Elbasani, shkruajnë: "Sokol, u kujdes aq shumë për punën tënde na le një boshllëk të madh". I lindur në vitin 1982, ai kishte studiuar për mjekësi dhe ishte baba i një foshnje 4 muajshe. Pas diplomimit, ai shërbente prej vitesh si mjek urgjence në Fossombrone.
Lajmi kryesor:
FOTO/ Ishte në krye të detyrës, kush është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali
B.K/ReportTv.al