Foto nga aksidenti dhe shqiptari, Sokol Hoxha

FOTO/ Ishte në krye të detyrës, kush është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

28 Dhjetor 2023, 12:25| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 16:23

  • Share

Katër viktima është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme (27 Dhjetor) në Itali ku një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion u përplas me një ambulance brenda tunelit Ca’ Gulino. Një prej viktimave ishte me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha, i cili studioi në Politeknikumin Marche dhe babai i një foshnjeje 4 muajshe.

Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, raportojnë mediat italiane.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Po ashtu, 7 persona mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik.

Sokol Hoxha

Ora 16:00
Itali/ Dhimbje e lot në Urbino pas aksidentit me 4 viktima, kolegët e mjekut shqiptar: Lamtumirë Sokol! Le pas një boshllëk të madh

1703777072_658d5a3350b05aks.jpg

Aksidenti me 4 viktima, mes të cilëve edhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha ka lënë pas shumë dhimbje. Stafi mjekësor, infermierët dhe mjekët që punuan me 40-vjeçarin nga Elbasani, shkruajnë: "Sokol, u kujdes aq shumë për punën tënde na le një boshllëk të madh". I lindur në vitin 1982, ai kishte studiuar për mjekësi dhe ishte baba i një foshnje 4 muajshe. Pas diplomimit, ai shërbente prej vitesh si mjek urgjence në Fossombrone.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?