Droga, arma dhe sendet e paligjshme të gjetura në banesën e shqiptarëve

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash

17 Gusht, 08:13| Përditesimi: 17 Gusht, 08:58

  • Share

Itali- Karabinierët e Frosinone në Itali njoftuan se kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, duke ndaluar dy shqiptarë të dyshuar dhe sekuestruar armë dhe një sasi kokaine e hashashi të ndarë në doza.

Në fakt raportohet se ka qenë një valë kontrollesh në banesa të dyshuara për aktivitete të paligjshme ajo që çoi në bazën e të ndaluarve. Media publikoi se aksioni i drejtuar nga toger Massimo Petrosino, u finalizua në zonën e Ater-it, ku janë rezidentë edhe shumë të huaj, duke vijuar operacionin e nisur prej muajit nëntor.

Të enjten pasdite (15 Gusht), karabinierët bënë kontrolle rutinë edhe në Casermone, ku dalluan 2 njerëz që shikonin nga ballkoni i një apartamenti që duhej të ishte bosh dhe diktuan se çfarë po ndodhte. Megjithatë, para se të arrinin në banesë, të dy u larguan, të ndihmuar nga kamerat e vendosura në pika strategjike, të cilat i lejonin të shikonin dhe të parashikonin lëvizjet e policëve.

Forcat u ndanë në dy fronte, njëri që kontrollonte banesën dhe tjetri që ndiqte dy të dyshuarit e arratisur. Ndjekja nuk zgjati shumë dhe të dyshuarit u prangosën, teksa u gjet edhe një pasaportë në banesë.

Brenda u gjetën dy thika me çelës dhe një pistoletë gjysmë automatike, me numër serie të gërryer, me 7 fishekë në të, 10 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm brenda një kutie, të një arme tjetër, por që nuk u gjet aty.

Banesa shërbente si bazë e vërtetë e trafikut të drogës, duke qenë se aty u gjetën 3 doza kokainë, rreth 10 gramë hashash të ndarë në 3 porcione dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave individuale. Kontrolli u shtri edhe në një banesë tjetër që shqiptarët e kishin në përdorim për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Të ndaluarit, emrat e të cilëve nuk u publikuan, u izoluan në paraburgimin e Frosinones dhe u vunë në dispozicion të gjykatës.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?