Foto: Antonio Tajani
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani gjatë një interviste për media teksa u pyet për gatishmërinë e Italisë për të pritur një takim të mundshëm trepalësh midis Donald Trump, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është gati të mirëpresë takimin, që mund të jetë historik sa i përket dhënies fund të konfliktit.
“Italia gjithmonë ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur çdo samit që synon ndërtimin e paqes, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë. Ne jemi gjithmonë një lojtar kyç në ndërtimin e paqes. Ne do të vazhdojmë të organizojmë takime. Ne jemi të disponueshëm, por do të vazhdojmë të punojmë shumë diplomatikisht për të siguruar një përfundim të shpejtë të luftës”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Kreu i Shtëpisë së Bardhë telefonata me liderët evropianë, të BE-së e NATO-s! Zelensky të hënën në Washington (VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al
