ITALI - Ministri i Mbrojtjes Civile të Italisë, Nello Musumeci ka kërkuar që ndeshjet e Serie A të planifikuara për të shtunën e 26 prillit të shtyhen. Kështu, Inter - Roma dhe Como - Genoa duket se do luhen të diel, ndërsa Lazio - Parma e cila zhvillohet në "Olimpico" të Romës do luhet të hënën. Pritet që Lega Serie A të konfirmojë oraret e reja.
Kujtojmë se për shkak të vdekjes së Papës, katër ndeshjet e së hënës (21 prill) në Serie A do luhen të mërkurën e 23 prillit. Siç bëhet me dije, Torino - Udinese, Cagliari - Fiorentina, Genoa - Lazio dhe Parma - Juventus janë zhvendosur për të mërkurën më 23 prill në orën 18:30.
Ndërkohë që ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ajo mes Interit dhe Milanit do të luhet nesër, ndërsa Bologna - Empoli të enjten, njësoj siç ishin të planifikuara.
Komente
