Foto ilustruese

Kronikë

Iu gjet 1 kg kanabis në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë! Në kërkim një tjetër, kërcënoi me thikë dhe vodhi një celular në Sarandë

26 Tetor 2021, 11:31| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 11:33

  • Share

Teksa puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve, policia e Vlorës ka arrestuar 58-vjeçarin, L.Ll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Mazhar, janë gjetur dhe janë sekuestruar 1 kg kanabis.

Mbrëmjen e djeshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, është shpallur në kërkim 21-vjeçari K.Q, pasi në lagjen nr.2 të Sarandës, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e një thike, një celular, në dyqanin e F.D.

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve në pranga është vënë edhe 53-vjeçari E.G, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?