Vero Alushi, një 24-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pas në vendin e punës iu gjet një armë zjarri e llojit kallashnikov për të cilën ai nuk kishte leje.
Arma u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji” të qytetit ku i riu punonte. Kallashnikovi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 24-vjeçari banues në lagjen “24 Maji” akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.