Arrestimi i Gjergji Dervishajt

Iu gjetën 4 kallashnikovë dhe minë me telekomandë në dyqanin e rrobave në Vlorë, lihet në burg i riu me nofkën ‘Zoto’

14 Shkurt, 16:43| Përditesimi: 14 Shkurt, 21:29

  • Share

VLORË- Gjykata ka lënë në burg 31 vjeçarin Gjergji Dervishaj i cili kishte në pronësi ambientin ku u gjet arsenali i armëve 2 ditë më parë (12 shkurt).

Në godinën që shërbente për shitje rrobash u gjetën minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Ndaj të riut i cili njihej me nofkën ‘Zoto’ në Vlorë, rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve”. Policia po kryen hetime mbi ngjarjet e mundshme kriminale që mund të jenë kryer duke përdorur armë që i kishte në zotërim Gjergji Dervishaj. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?