Kronikë

Iu gjetën maska, doreza e armë të ftohta në makinë, arrestohet italiani në Portin e Sarandës

2 Korrik 2024, 14:36| Përditesimi: 2 Korrik 2024, 14:39

  • Share

SARANDË- Një 46-vjeçar italian është arrestuar në Portin e Sarandës pasi i janë gjetur armë të ftohta në makinë. Ai ka qenë duke u larguar nga Sarandë, në momentin që u është ushtruar kontroll.

Policia i ka gjetur disa armë të ftohta, si thikë e çekiçë, ndërsa po ashtu në makinë kishte edhe dorashka e kapuça të zinj.

“Shërbimet e SPK Port Sarandë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin italian M. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian M. M., 46 vjeç, banues në Itali”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?