Kronikë

Iu gjetën mbi 2 mijë fara kanabis, arrestohen dy kushërinjtë në Vlorë

15 Maj 2021, 08:56| Përditesimi: 15 Maj 2021, 12:38

  • Share

Dy persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi iu gjetën 2632 fara kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gazmend dhe Roel Sulçaj, kushërinj, ndërsa u kapën pas aksionit blic të Policisë një natë më parë në Vlorë.

Policia bën me dije se ata u kapën në lagjen “10 Korriku", ndërsa farat e kanabisit u gjetën në automjetin në pronësi të shtetasit Roel Sulës. 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy kushërinjtë dyshohet se siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

1621075128_162106185550147e3e7feb457aba27420a9d096edc.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?