Report Tv mëson se 46-vjeçarit nga Elbasani që iu sekuestrua një pasuri me vlerë 3.5 mln euro është Albert Topuzi. Ai është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.
Lajmi kryesor:
‘2 vila, 3 apartamente e 5 makina luksoze’, i sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri 46-vjeçarit në Elbasan, i kishte regjistruar në emër të vëllezërve
B.K./ReportTv.al