63-vjeçarja Tatjana Hoxhaj nuk largohet nga rrënojat. Një ditë pasi u shemb pallati ku banonte prej 40 vitesh ajo shprehet se do të futet në greve urie.
‘Jam për grevë urie. E thash në polici. Unë nuk do të largohem kurrë nga trualli i shtëpisë sime. Dua dëmshpërblim sipas ligjit.’- tha ajo.
Tatjana Hoxhaj ishte pronare e një apartamenti 56 metra katror, për të cilin është dëmshpërblyer me vendim të këshillit të ministrave me vlerën e 4 milionë e 700 mijë lekeve. Por Tatjana pretendon se vlera e shpronësimit është tejet e ulët.
Bashkia e Vlorës shembi pallatin e vjetër dykatësh për të ndërtuar një rrugë të re që do të lidhë lagjen “Skelë” me Lungomaren, ndërsa 63-vjeçarja pretendon se në këtë truall është dhënë leje për pallat të ri.
‘E kam blerë e kam me hipotekë. Kjo ndërtesë është që më 1960 dhe të gjithë banorët kanë qenë me hipotekë. Nuk na janë afruar e kam siguruar me kërkesë nga bashkia lejen që më ka dhënë Shpëtim Gjika. Këtu ishte dhënë lejë për të ndërtuar pallat. Ata më jepnin 47 mln unë aq e kam blerë, para 40 vjetësh. Më çuan në qeli bashkë me vajzën. Nuk me lejuan që të bëj asnjë kallëzim penal, me dhunë më kanë nxjerrë nga policia. Kam 10 mln lekë që i kisha marrë borxh!’- tha Hoxhaj.
Tatjana Hoxhaj është e divorcuar dhe jetonte vetëm me vajzën. Një ditë më parë ato bënë rezistencë duke u ngjitur në çati. Policia i shoqëroi për disa orë e më pas i la të lira. Me paratë e shpronësimit nuk mund të blejë një shtëpi të re, ndaj Tatjana Hoxhaj thotë se do ta vazhdojë betejën, duke kërkuar kompensim për truallin, jo vetëm për apartamentin.
Në pallatin dy katësh që u rrafshua një ditë më parë jetonin 7 familje, të cilat kanë liruar shtëpitë në këmbim të parave të shpronësimit, ndërsa Tatjana vijon betejën!
Tatiana Hoxhaj, 63 vjeçarja qëndron që prej mëngjesit tek rrënojat e pallatit që u shemb një ditë më parë në protestë kundër bashkisë së Vlorës që shembi objektin për të ndërtuar një rrugë të re. Ajo qëndron mes fadromave në shenjë proteste.
Muhabet kot kjo zonja, e para punës ajo thotë apartame ti saj ishte 34m2 dhe ja kanë vlerësuar 47miljonë lek. I bie 1150euro metri katror. Fiks sa është cmimi I tregut. Tatjana do të bëjë gola përderisa gjithë banorët e pallatit morën lekët e ikën
PërgjigjuNe rradhe te pare,shtepive kur vjeterohen u bie vlera,pavaresisht zones,apo qytetit ku ndodhen,sepse sa me te vjetra te jene,aq me shume rritet kostoja e riparimeve dhe kur flas per riparime,nuk e kam fjalen per nje boje e nje suva.Nga pamjet,duket qe ndertesa eshte keqmbajtur nga banoret,asnje riparim,qofte dhe siperfaqesor nuk eshte bere dhe per me teper eshte ndertuar ne vitet 60'!Se dyti,kjo zonja pretendon se e ka blere para 40 vjetesh 47 milon leke dhe kaq ja kane vleresuar dhe tani.I bie qe t'a kete blere ne kohen e diktatures,(sepse kemi vetem 32 vjet demokraci)por nuk e di nese shiteshin shtepi ne ate kohe dhe aq me teper te kishte shqipo ne ate kohe qe te kishin 47 milion leke! Se treti,zonja pretendon se demshperblimi i eshte dhene vetem per apt,jo per truallin.Me sa di une,ne kohen e diktatures,para 40 vjetesh,te llogarritej vetem apt.,jo trualli,pasi toka nuk shitej,sepse i takonte shtetit.Ne se jam korrekt dhe demshperblimi i eshte dhene bazuar ne vjetersine e gjendjen aktuale te nderteses dhe bazuar ne ate cfare i eshte dhene para 40 vjetesh,pra vetem apt,jo truallin,atehere shteti eshte /lare/me zonjen per sa i perket demshperblimit.Shuma krahasuar me sa jane cmimet e te patundeshmeve mund te mos jete mjaftueshem ,por ky eshte realiteti i hidhur sot.Se katerti,rruge,apo pallat,i takon gazetareve t'a ndjekin kete ceshtje.
PërgjigjuWow Eris,vlerësuese e pasurive shumë e zonja qënke. Mos vallë je pjesë e Vlora Marine? S'të them turp pasi nuk e meriton pasi duket mllefi që paske ndaj të pambrojturve. Një pyetje, po ku dreqin është pushteti vendor që kur merr përsipër një investim jo për publikun(oligark), nuk duhet ti siguroj vendbanim qytetarit të vet? Ah ti do enverin dhe ta tregonte ai vlerësimin e rilindjes sënde, vetëm për-para.....
kapitalizmi ekstrem shqiptar
Përgjigju