Fatmir Mediu dhe Keith Self

Politikë

Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu foto nga restoranti me një kongresmen: Folëm për zgjidhjen e konflikteve në Serbi e Bosnjë

26 Mars, 21:34| Përditesimi: 26 Mars, 22:06

  • Share

Ndërsa në Shqipëri iu shmang sërish seancës gjyqësore për masakrën e Gërdecit me pretendimin se ndodhet në një vizitë në SHBA, Fatmir Mediu ka ndarë nga atje një foto me kongresmenin Keith Self.

Në postimin ku zbardh takimin, ajo që bie në sy është fakti që Mediu thotë se kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë. Me këtë takim të Mediut është "mburrur" edhe Sali Berisha duke ndarë foton në Facebook, në pamundësi për të shkuar vetë në SHBA prej non gratës.
 

"Washington DC: Kongresi Amerikan

Takimin me kryetarin e Komitetit për Europën Kongresmenin Keith Self, folëm mbi situatën e sigurisë në ballkan. Zhvillimet në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare në 11 Maj në Shqipëri dhe detyrimin e Shqipërisë si vend i NATOs për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme jashtë influencës të krimit dhe korrupsionit, blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës shtetërore për qëllime elektorale të qeverisë socialiste.

Komiteti për Europën do diskutojë për sigurinë në Ballkan dhe rolin e NATOs, por dhe standartet demokratike", ka shkruar Mediu krahas fotos me kongresmenin në Facebook. 
 

Postimi i Mediut në Facebook

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korca: 27/03/2025 06:52

    Parazit gjithe jeten, hajdut I shqipetareve.

    Përgjigju
  • Tini: 27/03/2025 02:43

    Ca do zgjidhesh ti o plehre. Se marr vesh si perfundon Deputet ky vemja.. njeriu me i peshtire qe me kane zene syte.. degjove ore Sabri Godo,qe na i bere peshqesh kete plehren

    Përgjigju
  • Saliu i Saliut të Saliut: 26/03/2025 21:44

    PO ky ka ngelur të zgjidhë hallet e popujve të botës.Turp për politikanin amerikan që bëhet leckë e një krimineli shqiptar,që i mëshihet drejtësis si djalli nga temjani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?