Moment nga diskutimet për Dibrën në KAS, Gjunkshi kërkon hapjen e të gjitha kutive

Politikë

Iu vodhën votat brenda PD, Gjunkshi kërkon hapjen e kutive të tjera dhe diasporës në Dibër: U faktua manipulimi, sjell ndryshim rezultati! KAS ia rrëzon (DEBATET)

11 Qershor, 16:07| Përditesimi: 11 Qershor, 16:36

  • Share

Moment nga diskutimet për Dibrën në KAS, Gjunkshi kërkon hapjen e të gjitha kutive

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Xhemal Gjunkshi, depozitoi sot (11 qershor) kërkesa të reja për hapjen kutive të tjera për votën preferenciale, pasi nga rinumërimi i 42 kutive nga KAS dhe KQZ, ku pretendohej se kishte transferim vote brenda kandidatëve, u faktua procesi i manipulimit të votave nga numëruesit demokratë.

Gjunkshi i kërkoi KAS-it gjatë mbledhjes që ngushtimi i diferencës me 54 vota në këto kuti tregon se edhe në të tjerat mund të ketë prova shtesë që çojnë në ndryshimin e rezultatit të tabelave, përveçse përgjegjësisë penale të komisionerëve. KAS u shpreh kundër në parim, por mori parasysh kërkesën e përfaqësuesit Marash Logu dhe Gjunkshit për ta shqyrtuar. Gjithsesi në fund kërkesat e reja u rrëzuan dhe tani ish-gjeneralit i mbetet të ndjekë rrugën e padisë dhe ankimimit në Kolegjin Zgjedhor.

Gjunkshi kërkoi konkretisht verifikimin e pamjeve filmike shtesë të KQZ-së për kutitë e tjera të numëruara, hapjen e të gjitha kutive të Diasporës dhe 15 nga 16 kutive të KZAZ-së së Matit. KAS pasi dëgjoi kërkesat e reja, u tërhoq për vendim, teksa për 42 kutitë e rinumëruara u shpreh se nuk prodhuan plotësisht, por vetëm pjesërisht pretendimin e ankimuesit, duke mos sjellë ndryshim rezultati.

Diferenca e Gjunkshit nga Përparim Spahiu, është me 120 vota. Asnjë prej tyre nuk doli deputet në qarkun Dibër sepse ishin në listën e hapur dhe PD nuk mori asnjë mandat në listë të hapur.

Diskutimet e plota në mbledhjen e KAS:

Marash Logu: Në 8kuti ka 53 fletë votimi të papërdorura që nuk dihet ku ndodhen, KQZ nuk e di ku ndodhen, situatë problematike. Kërkuam edhe të dhënat për shenjat e gishtrinjve në qendrat e votimit për zgjedhësit dhe KQZ nuk na i ka vënë në dispozicion.

Xhemal Gjunkshi: Duket qartazi, u faktua, u dallua se ka mospërputhje të rezultatit. Ju keni pranuar si KAS nga PD pamjet filmike, kjo tregon se çfarë ndodh mëpas. Gjatë numërimit rezultoi se nuk përputhet ajo që është shënuar me atë që ndodhet në pamjet filmike. Pamjet filmike nuk janë private, por të KQZ. Kam konstatuar se në 3 KZAZ janë 130 vota që bëhet diferenca mes kandidatëve. Të bëhet verifikimi i çdo kutie me tabelën e rezultatit.

Pamë sot se kemi shtim dhe pakësim të votave për kandidatët. Kemi parë pamjet filmike të subjektit dhe rezulton se s’ka përputhje. Unë kërkoj që të merret në konsideratë nga ana juaj me verifikim të pamjeve filmike me tabelën e rezultatit. Të merret në konsiderat e verifikohet KZAZ e Burrelit për rezultatin me pamjet filmike, gjithashtu edh pamjet filmike e rezultatin që është marrë nga Diaspora. Ka edhe transferim të votës së partisë tek ajo e kandidatit, që ka të bëjë me kryqin në fletën e votimit. Pra sa janë votat e partisë dhe secilit kandidat. Ka transferim të konsiderueshëm të votave që e përmbysin komplet rezultatin. Ndaj kërkoj të bëhet krahasim i votave që janë numëru për subjektet, me tabelën e rezultateve që kanë kandidatët.

Relatori i KAS, Elvin Lako: Ne shqyrtuam kërkesën tuaj pasi e konstatuam dhe numëruam ato kuti ku kishte pretendime. Ne bëjmë gjykimin mbi fletët e votimit dhe pamjet filmike ndihmojnë, nëse ka manipulim dhe ndryshim, e ku mund të vijojë ehde me ndjekje penale. Por nëse keni prova të tjera filmike për kuti të tjera në i presim. Por kërkesa juaj do shqyrtohet nga KAS e do shprehemi.

Xhemal Gjunkshi: Ju e keni marrë në konsideratë se ka shkelje te rezultati, biem dakord se ka transferim të votave nga ata që i numërojnë dhe ata do përgjigjen e dalin para përgjegjësisë. Por jemi para faktit se kemi ndryshim të votës, kemi transferim.

Ilir Rusmali: Prova e paraqitur nga ju ishte pjesërisht e vërtetë. Ju flisnit për mbi 200 vota të zhvendosura në ato kuti dhe rezultati doli me 56 vota, pra mes jush e të tjerëve. Ky është rezultati që konfirmon pjesërisht provën tuaj të servirur. Ne do ta çmojmë këtë rezultat, por në lidhje me kërkesën tuaj për rezultatin, është mbyllur këtu. Kemi ezauruar vlerësimin e provës me të gjitha mjetet në dispozicion.

Marash Logu: Kërkesa jonë dhe e zotit Gjunkshi është që përveç hapjes dhe krahasimit të votave, është që të hapen edhe filmimet e tjera që disponohen, përveç atyre 42. Kërkesa tjetër është për kutitë e Matit, në KZAZ, të 15 nga 16 kutive atje. Zoti Gjunkshi mendonte se në 42 kuti do zbulohej ajo që ai mendonte, tani kemi kërkesën tjetër. Diferenca nga 120 vota është ngushtuar në 54 vota e kjo është domethënëse. E teta është vota e diasporës, pasi zoti Gjunkshi mendon se edhe me to diferenca do ngushtohet edhe më tej.


Lajmi kryesor:

Hapen 42 kutitë e Dibrës, demokratët vodhën votat e njëri-tjetrit! Ngushtohet diferenca Spahiu-Gjunkshi! KAS rrëzon ankimin e PD për Shkodrën


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?