Jani Kafica

Kronikë
Top 24

Iu vra djali nga RENEA, nesër dëshmon te Krimet e Rënda babai i ekstremistit grek

1 Nëntor 2018, 18:35| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 20:18

  • Share

REPORT TV mëson zhvillime të reja në lidhje me çështjen Kacifas. Prokurori i Krimeve të Rënda Njazi Seferi i ka dërguar një ftesë për dëshmi babait të viktimës, Jani Kafica. Familja e ka mirëpritur ftesën nga prokuroria, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga burime për Report Tv.

Babai i viktimës pritet që nesër të paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me atë që di për ngjarjen. Familja Kacifas i dërgoi një letër prokurorit Seferi, ku kërkon rikthimin e trupit të djalit.

Vrasja e minoritarit ekstremist grek solli tensione dhe deklarata të shumta mes dy vendeve në javën e fundit. 35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?