Gëzim Olaj, pronari i bujtinës “Buni i Bajraktarit” që iu vu flaka tha se dëmi është 3 mln euro, por kjo nuk do e ndal! Ai tha se nuk ka konflikte me askënd.
“Isha duke shkuar në Tiranë kur më marrin në celular hajde se i është vënë flaka gjithë bujtinave, u trondita, po po mundohemi që të mbledh veten dhe që ta di se ca ka ndodh me heq këto taleban nga zona se unë nuk kam asnjë problem me askënd, kam ardhur nga Londra, investimi, dëmi që më është bërë është 3 mln euro, po prap do ta rindërtojë dhe do ta bëj më mirë se ka qenë se janë në pronat e mia, nuk kam pasur asnjë konflikt me askënd për pronën, është pronë e Bajraktarit të Bogës. Kam pasur një roje deri nga janari, pastaj e kam tërhequr prej kushteve të borës dhe kanë shfrytëzuar rastin”, u shpreh Olaj.
Lajmi kryesor:
I vihet flaka bujtinës në Theth, pronari: Dëmi 3 mln euro! S'kam konflikte me askënd, policia t'i kap këto talebanë! Beqaj: Akt kriminal
B.K.//ReportTv.al