LEZHË- Është normalizuar situata në zonën pyjore pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, por vatrat e zjarrit po mbahen nën monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë.
Në zonë ndodhet ende një vatër aktive zjarri, ndërsa sipërfaqja përshkruar nga zjarri është mbi 90 hektarë pyll me pisha dhe bimësi. Vatra aktive është në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit. Për këtë, pritet ndërhyrje nga ajri.
Helikopteri ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, kryesisht puna e të cilit bëri të mundur që zjarri të mos arrinte në kishë. Për shuarjen e zjarrit po ashtu janë angazhuar 140 Forca të Armatosura, 60 forca policore, 36 zjarrfikës.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të territorit të Qarkut, situata paraqitet e qetë. Fatmirësisht, si pasojë e flakëve që u aktivizuan që prej ditës së martë nuk ka humbje jetë. Në pranga është vënë një nga autorët e dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme. Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dëllinjë.
Informacion i detajuar
Zjarri është kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht dhe shkurre shqope, mare, dellinjë etj.
Data: 22.08.2023
Ora fillimit: 15:30
Ora mbarimit: vazhdon
Data:
Qarku: Lezhë.
Bashkia: Kurbin
Njësia Administrative Laç
Qyteti Laç
Zona: Në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë etj.
Sip. përshkruar: rreth 93.7 ha m²
Sip. e djegur: e pa caktuar per momentin
Lloji i sipërfaqes: Sipërfaqe me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë
Humbje jete: ska
Lëndime: ska
Forca Armatosura: 140
Mjete Zjarrëfikse të FA: 2+ përsoneli përkatës
Helikopteri CUGAR i FA ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, kryesisht puna e të cilit bëri të mundur që zjarri të mos arrinte në objektin e kultit “Kishën e Shën Antonit”, Laç
Forca Policore: 60 forca (Komisariati Kurbin, Drejtoria e Qarkut Lezhë, FNSH)
Forca Zjarrëfikse: 36
Mjete zjarrëfikese: 9 (2 Kurbini, 2 Tirana, 1 Kamza, 1 Kruja, 1 Lezha, 1 Mirdita, 1 Mati)
Urgj. Mjekësore: ska,
Forca Vullnetare: 27 nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, si dy autoambulanca
Forca Bashkiake në total 22h0 veta
Dëme në njerëz nuk ka.
Vlera e dëmit ekonomik: E pa përcaktuar.
Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë
Shkaku i zjarrit: Mendohet i qëllimshëm.
Të ndaluar: 1 person.
Aktualisht, zjarri është izoluar, ka vetëm një vatër aktive të dukshme, dhe po mbahet nën monitorim nga FA, forcat e MZSH, Policia e Shtetit, forcat Bashkiake.
Operacioni po drejtohet nga Drejtori i Shërbimit të MZSH Kurbin
Për nesër në varësi të situatës mund të kërkohet përsëri ndërhyrje nga ajri, Gjithashtu është e domosdoshme që efektivët e FAsiç kanë qenë sot të jenë dhe nesër, pasi sipërfaqja e zjarrit është shumë e madhe.
Operacioni po ndiqet nga afër nga Prefekti i Qarkut, zoti Gjergj Prendi, N/Prefekti Kurbin dhe sektori MC në Institucionit të Prefektit të Qarkut.
Në vendngjare sot ka qenë Shefi SHtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Arben Kingji, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, zoti Haki Çako, etj.
Harta e zonës së përshkuar nga zjarri, rreth 93.7 ha.
Pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri, situata me zjarret në qytetin e Laçit duket se është stabilizuar. Momentalisht ka mbetur vetëm një vatër aktive zjarri, në periferi të qytetit, e cila është drejt shuarjes.
Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, deklaron se operacioni për shuarjen e flakëve që mbuluan kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit, ditën e djeshme është drejt përfundimit.
“Momentalisht, situata me zjarrin është stabilizuar është vetëm një vatër e vogël aktive zjarri në periferi të Laçit, ku 60 forcat të ushtrisë po punojnë për shuarjen e flakëve. Sot nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja me helikopterë nga ajri dhe jemi në mbyllje të operacionit”, u shpreh Prendi.
Prendi tha se situata me të cilën u përballen dje forcat zjarrfikësve ishte mjaft e vështirë, por me ndihmën e strukturave shtetërore u bë e mundur shuarja e flakëve.
“Dje kemi kaluar një situatë goxha të vështirë, ishte një zjarr i rendë në pyllin me pisha dhe shkurre në kurorën e qytetit të Laçit, ku u rrezikuan shumë biznese, banesa dhe vetë objekti i kultit, Kisha e Shna Ndout por me masat e marra nga të gjitha strukturat shtetërore dhe shumë forcave e mjeteve zjarrfikëse u realizua me sukses operacioni për shuarjen e flakëve”, tha Prendi.
Forcat zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita dhe Tirana janë nisur angazhuar për të shuar flakët që kanë përparuar në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit.
Kreu i zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj bëri të ditur se tashmë situata e rrezikshme ka kaluar dhe dhe ëshë fikur vatra e zjarrit tek kisha lart ndërsa po punohet për të izoluar vatrat e tjera të zjarrit.
“Pylli është me pisha dhe zjarri merr masa të shpejta. Situata e rrezikshme ka kaluar. Po punojmë për të shuar vatrat e vogla” tha ai sot paradite në një prononcim për median.