Shkatërrimet në Gaza, foto arkivë

Bota

Netanyahu urdhëron fillimin e negociatave për pengjet dhe fundin e luftës, Katz: Nëse Hamasi s'pranon, do shkatërrojmë qytetin e Gazës

22 Gusht, 07:27| Përditesimi: 22 Gusht, 09:39

  • Share

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve të mbetura dhe përfundimin e luftës në Gaza me kushte të pranueshme për ta. Ai iu tha trupave izraelite mbrëmjen e së enjtes se kabineti i tij kishte miratuar gjithashtu plane për një sulm masiv në qytetin e Gazës në veri të territorit, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar dhe vendas.

Hamasi ra dakord të hënën për një propozim të hartuar nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim 60-ditor, i cili sipas Katarit do të sillte lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura në Gaza. Por, duke u përgjigjur për herë të parë, Netanyahu nuk e ka pranuar marrëveshjen që është aktualisht në tryezë, sipas BBC. 

"Kam ardhur për të miratuar planet e IDF-së (Forcave Mbrojtëse të Izraelit) për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës dhe për të mposhtur Hamasin. Këto dy çështje - mposhtja e Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve tona - shkojnë dorë për dore”, shtoi Netanyahu, pa dhënë detaje rreth asaj se çfarë do të përfshijë faza tjetër e bisedimeve.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz u zotua të shkatërrojë qytetin e Gazës nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, të lirojë të gjithë pengjet e mbetura në territor dhe t'i japë fund luftës sipas kushteve të Izraelit. 

"Së shpejti, portat e ferrit do të hapen mbi kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gaza derisa ata të pranojnë kushtet e Izraelit për t'i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e tyre", shkroi ministri në mediat sociale. 

"Nëse ata nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah dhe Beit Hanoun", shtoi ai.
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 22/08/2025 07:56

    Kush i beson Izraelit dhe Amerikes eshte Injorant ,A nuk e kupton bota se ky eshte nji plan per ti zhduk te gjith Palestinezet nga lindja e mesme ata pengjet jane vetem si kusht i popullit dhe jo te Netanjjjah Polakit ai e ka ndihmen e Amerikes per ta plotesuar kete deshire sikur te donte Fashizmi i perendimit ta ndalonte kete gjenocid dota kishte ndaluar qe ne fillim por nuk duan ,ndoshta me fjale e genjeshtra por jo ne te vertete ky eshte vetem fillimi i gjenocidit kush e ka radhen mbas Gazes BREGU PERENDIMOR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?