Shpërthime në Teheran

Bota

Izraeli kryen sulme të reja në Teheran dhe Urmia, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

15 Qershor, 13:52| Përditesimi: 15 Qershor, 13:55

  • Share

1749988493_684eafab4c0811.png

Shpërthime të reja të forta u dëgjuan në Teheranin veriperëndimor, i cili u godit nga sulmet ajrore izraelite. Uebsajti Khabar Online raportoi se Instituti i Kërkimeve Niroo, në veriperëndim të kryeqytetit, u sulmua nga Izraeli.

Qendra që u godit është një institut gjigant kërkimor i Ministrisë së Energjisë që përfshin laboratorë, departamente dhe staf të përqendruar në zhvillimin e qëndrueshëm. Ai luan një rol kryesor në zhvillimin e teknologjive të reja për industrinë e energjisë elektrike të vendit. Videot po shpërndahen në mediat sociale që tregojnë kolona tymi në qiell, si dhe zhurmën e dronëve në fluturim dhe sulmet e vazhdueshme.

Mediat iraniane raportuan gjithashtu se katër anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë në sulmet izraelite ndaj garnizonit al-Mahdi në Urmia. Meysam Khalili, Ramin Valizadeh, Saeed Rezaei dhe Akbar Fatin janë emrat e katër anëtarëve të IRGC-së të vrarë. Departamenti i çështjeve publike i ITGC njoftoi se shtatë komandantë dhe anëtarë të Forcave Ajrore u vranë në sulmet ajrore izraelite më 13 qershor, së bashku me Amir Ali Hajizadeh.

Izraeli kishte thënë më parë se disa komandantë të lartë të Forcave Ajrore ishin të pranishëm në një bazë nëntokësore në kohën e sulmit, por mungonte konfirmimi iranian, i cili ka ardhur tani.


Lajmi kryesor:

Breshëri raketash iraniane mbi Izraelin! Media: Khameini u transferua në një bunker me familjen e tij! Netanyahu: Vramë shefin e inteligjencës së Pasdaran (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?