Bota

Breshëri raketash iraniane mbi Izraelin! Media: Khameini u transferua në një bunker me familjen e tij! Netanyahu: Vramë shefin e inteligjencës së Pasdaran (VIDEO)

15 Qershor, 08:14| Përditesimi: 16 Qershor, 00:15

  • Share

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit po përshkallëzohet, ndërsa dy palët po vijojnë me sulmet. Shpërthime u raportuan në Teheran. Forcat Izraelite të Mbrojtjes deklaruan se shënjestruan selinë bërthamore të Iranit, ndërsa dhjetëra raketa iraniane u lëshuan edhe drejt Jerusalemit. 

Në Izrael, një tjetër valë raketash iraniane ka goditur qytete të mëdha si Haifa, Tel Aviv dhe Jeruzalemi, ku janë dëgjuar shpërthime të forta. Shërbimet emergjente raportojnë se mbi 10 persona janë plagosur në zona të ndryshme të vendit, ndërsa Izraeli sulmoi ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Teheran.

Më herët, ushtria izraelite goditi një avion ajror iranian që po furnizohej me karburant në Aeroportin e Mashhadit, në atë që pretendon të jetë sulmi me rreze më të gjatë veprimi që ka kryer që nga fillimi i operacionit të saj

Kryeministri Benjamin Netanyahu. deklaroi se Izraeli vrau shefin e inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Gjeneral Brigade Mohammad Kasemi dhe zëvendësi i tij, Gjeneral Hassan Mohaqiq.

Ministria e Shëndetësisë iraniane bën me dije se sulmet izraelite që prej së premtes kanë shkaktuar të paktën 224 viktima në gjithë vendin. Në Teheran është raportuar trafik i rënduar, pasi qytetarët përpiqen të largohen nga kryeqyteti. Po ashtu, televizioni shtetëror iranian konfirmoi vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) gjatë një sulmi ajror të dielën.

Iran International raporton se Ajatollah Ali Khamenei "u zhvendos në një bunker nëntokësor në Levizan, në verilindje të Teheranit, menjëherë pasi Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Teheranit të premten". Thuhet se të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit, përfshirë djalin e tij Mojtaba, janë me të.

Ndërkohë, presidenti i SHBA Donald Trump tha në rrjetin social Truth, se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje. Ai tha se së shpejti mund të ketë paqe midis këtyre dy vendeve. 

'Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje. Do të kemi paqe, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani', tha ai. 

Sipas La Repubblica, sulmet e Izraelit u përqendruan në stadiumin Azadi, Chital, Pazarin e Madh Alaeddin, Taleghani, Niavaran, sheshin Fatemi (ku ndodhet Ministria e Brendshme) dhe zonat pranë Parlamentit në Iran.

Trump thuhet se ka refuzuar një plan të kohëve të fundit të propozuar nga Izraeli për të eliminuar Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një intervistë për Fox News se "ndryshimi i regjimit në Iran mund të jetë një nga rezultatet" e këtij konflikti.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se 13 persona janë vrarë gjatë sulmeve iraniane që nga e premtja, ndërkohë që mbi 340 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave është edhe një djalë 10-vjeçar.

Në sulmin gjatë natës së djeshme ndaj Izraelit morën pjesë edhe rebelët Houthi të Jemenit, të cilët konfirmuan se janë koordinuar me Teheranin dhe ka qëlluar dy raketa drejt Tel Avivit. Tre dronë raportohet se u lëshuan në një bazë amerikane në Irak pas sulmeve izraelite ndaj Iranit, por u rrëzuan. 

Ndërkohë, Irani njoftoi se ka arrestuar dy individë të dyshuar si anëtarë të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në provincën Alborz, ndërsa po përgatisnin bomba, kurthe shpërthyese dhe pajisje elektronike. 

Ministri i Jashtëm izraelit, Izrael Katz paralajmëroi vazhdimin e sulmeve, duke thënë se “Teherani po shndërrohet në Bejrut”. Hapësira ajrore izraelite do të mbetet e mbyllur edhe sot, njoftuan autoritetet e aeroportit të Tel Avivit. Kalimet tokësore me Jordaninë dhe Egjiptin mbeten të hapura. 

IDF njoftoi se në më pak se tre ditë, kanë sulmuar më shumë se 170 objektiva dhe mbi 720 objekte ushtarake të Iranit. Vetëm gjatë natës së kaluar, u shënjestruar 80 objektiva, duke përfshirë selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, selinë e projektit bërthamor Spand dhe objektiva të tjera.

Ora 23:51
Irani: Që nga e premtja, 224 të vdekur nga sulmet izraelite

1749938133_sulmetizraeliteneiran.png

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 224, që prej së premtes kur nisi ofensiva e Tel Avivit.

Ora 22:38
Media: Khamenei është në një bunker në verilindje të Teheranit me familjen e tij

1732526158_khameneo.JPG

Iran International raporton se Ajatollah Ali Khamenei "u zhvendos në një bunker nëntokësor në Levizan, në verilindje të Teheranit, menjëherë pasi Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Teheranit të premten".

Thuhet se të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit, përfshirë djalin e tij Mojtaba, janë me të.

Ora 22:06
Sulmet Izrael-Iran, BE thërret takim urgjent të ministrave të Jashtëm javën e ardhshme

1750018377_asa.JPG

Pas sulmeve Izrael-Iran, përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas ka thirrur një takim të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së këtë të martë.

Takimi do të jetë një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje, për të koordinuar iniciativat diplomatike drejt Tel Avivit dhe Teheranit dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm, sipas burimeve nga kabineti i Kallas.

"BE-ja është fuqimisht e përkushtuar ndaj sigurisë rajonale. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen bërthamore iraniane, e cila mund të ndodhë vetëm përmes një marrëveshjeje të negociuar", bëhet nga dije nga nga kabineti i Kallas.

Ora 22:00
Macron: Rusia nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran

1739638532_emmanuelmacron.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk beson që Rusia mund të “ndërmjetësojë” konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Macron e tha këtë gjatë vizitës së tij në Groenlandë, duke njoftuar se do ta pyesë presidentin amerikan gjatë G7 nëse do të ishte “i gatshëm” për sanksione të reja kundër Rusisë.

Ora 21:42
Izrael/ 2 ndërtesa përfshihen nga flakët në zonën e Haifës pas sulmit iranian, 7 të plagosur (VIDEO)

Pas lëshimit të një rakete të lëshuar nga Irani, një zjarr shpërtheu në dy ndërtesa në zonën e Haifës.

Shtatë persona të plagosur u evakuuan në Spitalin Rambam në Haifa pas goditjes së drejtpërdrejtë në qytet.

Ora 21:14
Iran: Izraeli sulmoi ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Teheran

1750015112_aa.JPG

Saeed Khatib Zadeh, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, njoftoi se Izraeli sulmoi një nga ndërtesat e Ministrisë së Jashtme në Teheran.

Sipas tij, disa punonjës dhe civilë u plagosën dhe u evakuuan për trajtim.

“Objektivat përfshinin selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, selinë e projektit bërthamor SPND dhe objektiva të tjerë, të cilët përparuan përpjekjet e regjimit iranian për të siguruar një armë bërthamore dhe ku regjimi iranian fshehu arkivin e tij bërthamor”, thuhej në deklaratën e IDF-së.

Ora 21:10
Ushtria izraelite shkatërron vendet e prodhimit të raketave në Teheran

1750014825_aa.JPG

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite sulmuan dhe shkatërruan vendet e prodhimit të raketave, vendet e radarëve dhe lançuesit e raketave tokë-ajër në Teheran.

Zëdhënësi i IDF tha se sulmi u krye nën drejtimin e Drejtorisë së Inteligjencës.

Ora 20:35
Radhë të gjata makinash në dalje të Teheranit, qytetarët largohen pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite (VIDEO)

Pas mesazhit nga ushtria izraelite drejtuar iranianëve që kërkon evakuimin e zonave pranë fabrikave të armëve dhe vendeve ushtarake, shumë qytetarë të Teheranit kanë vendosur të largohen nga qyteti.

Imazhet tregojnë radhët e gjata të makinave që largohen nga kryeqyteti iranian.

Ora 20:04
Sulm i ri me raketa nga Irani, shpërthime të forta në veri të Izraelit dhe në Tel Aviv

1750011929_a.JPG

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qendër të Tel Avivit. Kjo u konfirmua nga Ansa. Përveç Tel Avivit, shpërthime të forta u dëgjuan edhe në Izraelin verior, ku një strukturë u dëmtua.

Ndërkohë, sipas La Repubblica sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona të vendit pas njoftimit për një sulm të ri me raketa nga Irani. Banorët vrapuan që të kërkonin strehim për t'u mbrojtur.

Ora 19:58
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Vepro urgjentisht për të shmangur zgjerimin e konflikit Izrael-Iran

1750010543_aa.JPG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke kërkuar "veprime urgjente" për të parandaluar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

"Presidenti Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Trump mbi zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe theksoi nevojën për veprime urgjente për të shmangur një katastrofë që mund të përfshijë të gjithë rajonin", tha presidenca turke në një deklaratë.

Ora 19:20
Netanyahu: Vramë shefin e inteligjencës së Pasdaran e zëvendësin e tij, vetoja e Trumpit ndaj vrasjes së Khameneit, lajm i rremë

1750008176_aa.JPG

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli vrau shefin e inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Gjeneral Brigade Mohammad Kasemi dhe zëvendësin e tij, Gjeneral Hassan Mohaqiq.

"Mund t’ju them se para pak çastesh, eleminuam oficerin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran," tha Netanyahu.

Ndërkohë, sipas një raporti të Reuters presidenti i SHBA-së Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. 

I pyetur në lidhje me raportin e Reuters gjatë një interviste për Fox Neës, kryeministri Benjamin Netanyahu e mohoi këtë.

"Ka kaq shumë raporte të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë, saqë nuk do të hyj në to', tha ai.

Ai njoftoi se Izraeli ka "shkatërruar objektin kryesor" në centralin bërthamor të Iranit në Natanz.

"Ne kemi shkatërruar objektin kryesor në Natanz, objektin kryesor të pasurimit", tha Netanyahu.

Netanyahu, deklaroi se forcat iraniane u përpoqën ta eliminonin, duke qëlluar me raketë në dritaren e dhomës së gjumit të tij.

 "Ata u përpoqën të më vrisnin… qëlluan me një raketë në dritaren e dhomës sime të gjumit. Ata dështuan', tha ai. 

Ora 19:17
Sulm ndaj objektivave ushtarake iraniane! 5 të vdekur në Teheran nga bombardimi i ushtrisë izraelite në një ndërtesë banimi

1750007914_aa.JPG

Një zëdhënësi i IDF njoftoi se Forcat Ajrore Izraelite kanë filluar një valë sulmesh të tjera kundër dhjetëra objektivave raketore në Iranin perëndimor.

Ndërkohë, një sulm izraelit ndaj një ndërtese banimi në qendër të Teheranit ka vrarë të paktën pesë persona, raportoi televizioni shtetëror iranian.

"Lagjja është e populluardhe ka një probabilitet të lartë për një numër të madh vdekjesh dhe lëndimesh", tha televizioni.

Ora 18:57
Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

1749829940_iran.JPG

Sulmet izraelite në Iran kanë vrarë të paktën 406 persona dhe kanë plagosur 654 të tjerë.

Kjo sipas një grupi aktivistësh të të drejtave të njeriut me seli në Uashington, bazuar burimeve të ndryshme brenda Iranit.

Vetë grupi ka theksuar se po punon për të identifikuar dhe dalluar civilët nga anëtarët e shërbimeve sekrete midis viktimave.

Ora 18:38
Krerët e Gardës Revolucionare të Iranit, nën rrënoja pas bombardimeve nga Izraeli

1749838120_684c4227b5ae2.jpeg

Sulmi i izraelit ndaj Teheranit që vijon prej orësh thuhet se ka goditur drejtuesit e Gardës Revolucionare, si dhe dhjetëra ndërtesa dhe vende institucionale, ushtarake dhe kërkimore.

"Kreu i inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe zëvendësi i tij janë bllokuar nën rrënoja në Teheran", raportoi faqja e internetit Iran International.

Ata janë Mohammad Kazemi, kreu i organizatës së inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, dhe zëvendësi i tij Hassan Mohaghegh, të cilët u bllokuan nën rrënoja pas sulmit izraelit në selinë e organizatës në Teheran.

"Gjendja e tyre është aktualisht nuk dihet se si është", tha i njëjti burim.

Ora 17:53
Media: 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

1749831827_GettyImages2219201704e1749802691720.ëebp

Irani ka humbur një tjetër person në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit raportoi se Ali Bagheri, një shkencëtar bërthamor nga Irani verior, u vra së bashku me familjen e tij në një sulm nga vendi rival.

Që nga fillimi i Operacionit Rising Lion, i nisur të premten (13 qershor) "të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulmet izraelite, përfshirë bomba makinash".

Më parë, agjencia e lajmeve IRNA e Iranit raportoi se "Izraeli shpërtheu pesë pajisje shpërthyese në zona të ndryshme të Teheranit".

Ora 17:45
Ushtria izraelite bombardon avionin iranian, po furnizohej me karburant në aeroportin e Mashhadit, 2300 kilometra nga Tel Avivi (VIDEO)

1750003902_izrael.jpg

Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se Forcat Ajrore goditën një avion iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e qytetit Mashhad në verilindje të Iranit.

"Forcat Ajrore po punojnë për të arritur epërsi ajrore në të gjithë Iranin", thuhet në deklaratë.

Ky është sulmi më i largët që nga fillimi i operacionit afërsisht 2,300 kilometra larg Izraelit, dhe i pari kundër avionëve iranianë në tokë.

Pas sulmit të kryer nga Forcat Ajrore ndaj avionit që po furnizohej me karburant në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, televizioni shtetëror iranian raportoi se nuk u shkaktuan dëme të mëdha.

Ora 16:39
Izraeli zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 qershor pas sulmeve nga Irani

1749998797_aa.JPG

Kabineti izraelit ka miratuar zgjatjen e emergjencës së jashtëzakonshme në të gjithë vendin, deri më 30 qershor, pas sulmeve nga Irani.

Ora 16:18
Trump: Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje, falë ndërhyrjes së SHBA, së shpejti do të ketë paqe! Ndalova konfliktin Kosovë-Serbi

1749124211_donaldtrump.ëebp

Presidenti i SHBA Donald Trump tha në rrjetin social Truth, se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje. Sipas tij, falë ndërhyrjes së SHBA, së shpejti do të ketë paqe midis këtyre dy vendeve. 

Po ashtu, presidenti amerikan, Donald Trump tha se parandaloi konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shkruan se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden, i ka dëmtuar perspektivat e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

"Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç detyrova Indinë dhe Pakistanin, në atë rast duke përdorur tregtinë me Shtetet e Bashkuara për të rikthyer zërin e arsyes dhe mendjen e shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të ndalonin luftën! Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin forcërisht, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë.

Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë idiote, por do ta rregulloj përsëri!). Një rast tjetër është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre për një digë masive që po ka një efekt në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për momentin, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet në këtë mënyrë! Po kështu, do të kemi paqe, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, populli e kupton. Bëjeni lindjen e mesme madhështore përsëri!”, shkruan presidenti i SHBA-së Donald Trump në rrjetin social Truth.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump për ABC Neës tha se është e mundur që SHBA të përfshihet në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.

'Është e mundur që ne të përfshihemi', tha ai. 

Ai gjithashtu përsëriti se Shtetet e Bashkuara "nuk janë të përfshira" në konflikt deri më tani. 


Ora 15:53
Kupola e Hekurt 'kap' raketat iraniane, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Alarmi ka përfunduar, qytetarët mund të dalin nga strehimoret

1749996040_28israelspanarticleLarge.jpg

Komanda e frontit të brendshëm e IDF ka njoftuar popullsinë se tashmë është e sigurt të dalin nga strehimoret. Më herët, sirenat e alarmit kishin rënë në pjesën më të madhe të Izraelit për shkak të lëshimit të raketave balistike nga Irani. Sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë për të interceptuar raketat, por ende nuk është përcaktuar me saktësi përqindja e tyre që është neutralizuar.

Ora 15:42
Dhjetëra raketa iraniane lëshohen drejt Izraelit, goditet edhe Jerusalemi

1749995031_111353281cdd8100b1f4d4ca99bf.jpg

Sirenat e alarmit për raketa që vijnë nga Irani po bien në shumë zona të Izraelit, përfshirë rajonin e Golanit dhe Bregun Perëndimor. Raportohen shpërthime edhe në Jerusalemin e shenjtë.

Sipas burimeve ushtarake, Republika Islamike e Iranit ka lëshuar dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit dhe sulmet nga Teherani po shfaqin një intensitet gjithnjë e më të lartë.

Ora 14:47
Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

1749991802_20250615t053345z302259370rc2t2fa3zv19rtrmadp3irannuclearisraelmissiles.jpg

Mbi 200 të vrarë dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran. Burime të sigurisë në Teheran e bëjnë me dije këtë shifër që nga e premtja kur forcat izraelite nisën sulmet masive ndaj zonave të ndryshme të Iranit.

Në sulmet e natës, përveç depove të naftës Shahran dhe rafinerisë Shahr-e Rey, u godit edhe distrikti Narmak në Teheran, ku banojnë oficerë dhe institute kërkimore të Pasdaran.

U sulmuan gjithashtu një rafineri gazi në Asaluyeh, baza ushtarake dhe vende në provincat Kirmashan, Azerbajxhan Perëndimor dhe Kermansha.

Ora 14:21
Netanyahu: Irani do të paguajë për gratë dhe fëmijët e vrarë

1749990224_668088.jpeg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani do të paguajë çmimin për vrasjen e civilëve. 

"Ushtarët tanë, pilotët tanë, janë në qiellin mbi Iranin. Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve. Ne do t'i arrijmë objektivat tona dhe do t'u japim një goditje shkatërruese. Ata do ta ndiejnë forcën e plotë të krahut tonë", tha Netanyahu gjatë një vizite në Bat Yam.

Në Bat Yam u godit një ndërtesë nga një raketë dhe gjashtë civilë u vranë. 

"Qytetarë të Izraelit: dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Kujdesuni shumë për jetën tuaj. Ne jemi në rrugën e fitores", përfundoi ai.

Ora 13:52
Izraeli kryen sulme të reja në Teheran dhe Urmia, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

1749988493_684eafab4c0811.png

Shpërthime të reja të forta u dëgjuan në Teheranin veriperëndimor, i cili u godit nga sulmet ajrore izraelite. Uebsajti Khabar Online raportoi se Instituti i Kërkimeve Niroo, në veriperëndim të kryeqytetit, u sulmua nga Izraeli.

Qendra që u godit është një institut gjigant kërkimor i Ministrisë së Energjisë që përfshin laboratorë, departamente dhe staf të përqendruar në zhvillimin e qëndrueshëm. Ai luan një rol kryesor në zhvillimin e teknologjive të reja për industrinë e energjisë elektrike të vendit. Videot po shpërndahen në mediat sociale që tregojnë kolona tymi në qiell, si dhe zhurmën e dronëve në fluturim dhe sulmet e vazhdueshme.

Mediat iraniane raportuan gjithashtu se katër anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë në sulmet izraelite ndaj garnizonit al-Mahdi në Urmia. Meysam Khalili, Ramin Valizadeh, Saeed Rezaei dhe Akbar Fatin janë emrat e katër anëtarëve të IRGC-së të vrarë. Departamenti i çështjeve publike i ITGC njoftoi se shtatë komandantë dhe anëtarë të Forcave Ajrore u vranë në sulmet ajrore izraelite më 13 qershor, së bashku me Amir Ali Hajizadeh.

Izraeli kishte thënë më parë se disa komandantë të lartë të Forcave Ajrore ishin të pranishëm në një bazë nëntokësore në kohën e sulmit, por mungonte konfirmimi iranian, i cili ka ardhur tani.

Ora 13:42
Forcat izraelite sulmojnë selinë bërthamore të Iranit

1749987855_download.jpeg

Forcat Izraelite të Mbrojtjes konfirmojnë se kanë sulmuar selinë bërthamore të Iranit. 

"Ne sulmuam selinë bërthamore të Iranit. Regjimi terrorist iranian po synon civilët tanë në vend të kësaj", tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Izraelit, gjenerali Effi Defrin, në një konferencë për shtyp .

Ora 13:41
Iran, sulmohet nga Izraeli fabrika e dronëve në Isfahan (VIDEO)

Pamjet tregojnë sulmin izraelit ndaj një strukture që dyshohet se përdorej për prodhimin e dronëve Shahed, në qytetin Isfahan. Lajmin e konfirmoi zëvendësguvernatori i përgjithshëm i provincës Isfahan, Akbar Salehi, i cili sqaroi se sulmi shkaktoi dëme të lehta në ndërtesat përreth.

“Nuk raportohet për viktima”, shtoi ai, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.

Ora 13:18
Irani: Në sulmet e fundit është përdorur një raketë balistike e re që mund të shmangë mbrojtjen ajrore

1749986646_4606247.jpg

Irani pohon se ka përdorur një lloj të ri rakete balistike gjatë sulmeve të fundit ndaj Izraelit. Sipas agjencisë shtetërore iraniane Fars, raketa e quajtur "Haj Qassem" është përdorur për të goditur Izraelin gjatë valës së sulmeve të natës së kaluar. Lajmin e ka raportuar edhe CNN.

Ministri iranian i Mbrojtjes, gjenerali Aziz Nasirzadeh, kishte deklaruar që në fillim të majit në televizionin shtetëror iranian se kjo raketë e re është në gjendje të kapërcejë sistemet mbrojtëse si THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) të ushtrisë amerikane, të vendosura në Izrael, si dhe sistemet Patriot dhe të tjera që përdoren nga vetë Izraeli.

Sipas një tjetër agjencie shtetërore iraniane, Tasnim, Irani e prezantoi këtë raketë në fillim të muajit të kaluar, duke deklaruar se ajo funksionon me karburant të ngurtë, ka një rreze veprimi prej 1.200 kilometrash dhe është e pajisur me një kokë lufte manovruese, e aftë të depërtojë në sistemet e mbrojtjes raketore.

Tasnim shtoi gjithashtu se kjo raketë e re ka një sistem të avancuar navigimi, që i mundëson të godasë objektivat me saktësi të lartë dhe të rezistojë kundër luftës elektronike.

Raketa mban emrin e Qassem Soleimani, ish-komandant i forcës elitare Quds — njësia për operacione speciale e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit — i vrarë nga një sulm amerikan në Irak gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump.

Ora 12:36
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Sulmet do të vazhdojnë, Teherani po bëhet si Bejruti

1749937267_images1.jfif

Israel Katz

Sulmet izraelite ndaj Iranit do të vazhdojnë dhe Teherani po shndërrohet në një Bejrut të dytë. Kështu ka deklaruar ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, sipas asaj që raportojnë mediat izraelite.

Forcat e armatosura izraelite, tha ai, “do të godasin objektivat (instalimet ushtarake) dhe do të vazhdojnë t’i heqin lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo tjetër, duke e privuar nga aftësitë e tij bërthamore dhe sistemet e armatimit”.

“Diktatori iranian po e kthen Teheranin në një tjetër Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, shtoi më tej Katz.

Ora 12:04
Irani arreston dy persona të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit

1749981977_thumbsbc900b62d202ef4567a7e78.jpg

Irani ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të akuzuar si pjesë e shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Tasnim, të dy personat u ndaluan në provincën Alborz ndërsa po përgatisnin eksplozivë dhe pajisje elektronike.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi faqet iraniane të lajmeve raportuan se pesë persona të tjerë ishin arrestuar për “bashkëpunim me Izraelin”.

Ata u ndaluan në qytetin qendror të Yazdit dhe sipas raportimeve, janë parë duke bërë fotografi.

Ora 11:59
Çfarë dimë deri tani për viktimat në Iran

1749981660_108158850174978263120250613t0.jpg

Irani nuk ka dhënë ende një numër të përgjithshëm të të vdekurve në vend.

Të premten — ditën kur Izraeli filloi sulmet ndaj Iranit — përfaqësuesi i Teheranit në OKB deklaroi se ishin vrarë 78 persona. Ai shtoi gjithashtu se mbi 320 persona ishin plagosur.

Dje, autoritetet iraniane bënë të ditur se 60 persona, përfshirë 29 fëmijë, u vranë pasi një raketë rrëzoi një pallat 14-katësh në kryeqytet.

Në një zhvillim tjetër, guvernatori i provincës Azerbajxhani Lindor në veri të vendit tha se 30 ushtarë dhe një punonjës i shpëtimit janë vrarë, ndërsa 55 të tjerë janë plagosur.

Nuk është e qartë nëse këto shifra përfshihen në numrat e dhënë më herët apo përbëjnë një total të veçantë.

Po ashtu, ende nuk ka informacion nëse ka viktima të tjera nga sulmet e natës së fundit.

Ora 11:17
80 raketa iraniane mbi Izraelin gjatë natës, goditet rafineria në Haifa

1749979150_AFP2025061462CE7BTv1High.jpg

Natën e kaluar, Irani ka lëshuar rreth 80 raketa ndaj Izraelit në dy valë të ndara sulmesh. Lajmi është konfirmuar nga forcat e armatosura izraelite.

Në valën e parë, dyzet raketa janë drejtuar ndaj rafinerisë në Haifa, duke shkaktuar dëme në tubacionet e naftës dhe linjat e transmetimit, por pa e ndërprerë plotësisht funksionimin e saj, përveç në disa sektorë. Një nga raketat goditi një shtëpi në qytetin fqinj të Tamra, ku humbën jetën katër persona.

Më pas është konfirmuar se gjashtë persona kanë vdekur dhe mbi 200 janë plagosur në valën e dytë, e cila goditi pjesën qendrore të Izraelit. Një ndërtesë banimi në Bat Yam u godit, ku numri i personave të zhdukur ka rënë në tre.

Një tjetër raketë goditi qytetin Revohot, duke shkaktuar plagosjen e 40 personave.

Ora 10:39
Ministri i Jashtëm gjerman: Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar të gatshme të diskutojnë me Iranin për programin bërthamor

1749977243_johannwadephul100resimagevv.jpg

Johann Wadephul

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka theksuar se Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të nisin një dialog me Iranin lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Ora 10:37
Ministri i Jashtëm i Iranit kërkon që SHBA të dënojë sulmet izraelite: Izraeli sulmon për të prishur bisedimet bërthamore

1749976755_3734322.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se “Amerika është bashkëfajtore” në sulmet izraelite kundër objekteve bërthamore të Iranit dhe se SHBA-të “duhet të marrin përgjegjësi për veten”.

Ai i bën thirrje SHBA-ve që të dënojnë sulmet e Izraelit, duke theksuar se këto sulme nuk do të kishin ndodhur kurrë pa “dritën jeshile” dhe mbështetjen nga ana e Uashingtonit.

“Kemi marrë mesazhe nga disa kanale që SHBA nuk ka qenë e përfshirë në këtë sulm, megjithatë ne nuk e besojmë këtë pretendim dhe kemi prova që e kundërshtojnë atë,” shkroi Araghchi në Telegram.

Ai shtoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore me SHBA-të mund të kishte hapur rrugën për një marrëveshje, por akuzoi Izraelin për sabotimin e këtij procesi.

Ora 10:25
CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

1749976041_AP251640823361631749789958.jpg

Operacioni ushtarak i Izraelit kundër Iranit pritet të zgjasë “javë, jo ditë” dhe po zhvillohet me miratimin e Shteteve të Bashkuara. Kështu raporton CNN, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë dhe burime izraelite.

Sipas asaj që ka deklaruar për CNN një zyrtar izraelit, administrata Trump, në biseda joformale, nuk ka kritikuar faktin që operacioni mund të zgjasë për disa javë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar gjithashtu se administrata është e informuar për planet e Izraelit dhe i mbështet ato në mënyrë të tërthortë.

I pyetur se sa mund të zgjasë konflikti, zyrtari amerikan është përgjigjur se kjo varet nga reagimi i Iranit.

“Administrata Trump beson fuqishëm se kjo çështje mund të zgjidhet përmes vazhdimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara,” ka shtuar zyrtari, sipas asaj që raporton CNN.

Ora 09:33
Ministri i Jashtëm iranian: Sulmi ndaj centraleve bërthamore kaloi vijën e re të kuqe

1749972862_images.jpeg

Sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore iraniane shënon kalimin e një "vije të re të kuqe". Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një takim me diplomatë të huaj.

"Regjimi sionist ka kaluar një vijë të re të kuqe në të drejtën ndërkombëtare dhe e ka bërë këtë duke sulmuar infrastrukturën bërthamore", tha Araghchi.

Dje, ish-drejtori i IAEA-s, Mohamed ElBaradei, kujtoi në rrjetin social X se sulmet ndaj centraleve bërthamore janë të ndaluara nga Neni 56 i Protokollit Shtesë të Konventës së Gjenevës.

Ora 09:15
Media: Janë lëshuar 3 dronë ndaj një baze amerikane në Irak, por u rrëzuan

1749971850_240120162348alasadairbaseir.jpg

Tre dronë janë lëshuar ndaj një baze ushtarake amerikane në Irak pas sulmeve izraelite ndaj Iranit. Këtë e kanë bërë të ditur të shtunën një zyrtar ushtarak amerikan dhe një tjetër zyrtar i SHBA-së, duke shtuar se dronët janë rrëzuar.

Baza ajrore që ishte në shënjestër është ajo e Ain al-Asad, në perëndim të Irakut, dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Një rrjet milicish të fuqishme të mbështetura nga Irani në Irak ka qëndruar kryesisht i heshtur, pavarësisht përshkallëzimit të situatës mes Izraelit dhe Iranit.

Në të kaluarën, këto milici kanë sulmuar herë pas here bazat amerikane në Irak dhe Siri, si hakmarrje ndaj mbështetjes që Uashingtoni i jep Izraelit në luftën e tij në Gaza kundër Hamasit, i cili është aleat i Iranit.

Ora 09:13
Netanyahu: 13 të vdekur në sulmet iraniane që nga e premtja

1749844433_lcimg5b3d2ea0274d439cb13eea.jpg

Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet iraniane që nga e premtja, ka konfirmuar kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas një deklaratë të lëshuar nga zyra e Netanyahut, mes viktimave janë tre fëmijë. Të plagosur rëndë janë 9 persona ndërsa 341 janë të plagosur lehtë.

Ora 08:43
Rebelët Houthi: Lëshuam dy raketa në Tel Aviv në koordinim me Teheranin

1749969867_0312259987f842ff043ca4a52807dd771c52d0e4c.webp

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për lëshimin e dy raketave balistike në Izrael në 24 orët e fundit në koordinim me Iranin, duke thënë se ato shënjestruan "objektiva të ndjeshëm armik izraelitë" në zonën e Tel Avivit.

Gazeta "Times of Israel" raporton se pavarësisht këtij pretendimi, burime ushtarake izraelite i kanë konfirmuar medias se IDF nuk është në dijeni të ndonjë lëshimi rakete balistike nga Jemeni në 24 orët e fundit.

Ora 08:24
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Presidenti amerikan Donald Trump bëri sërish të qartë se Uashingtoni nuk ka asnjë përfshirje në sulmin ndaj Iranit, ndërsa në të njëjtën kohë, lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit se çdo sulm ndaj SHBA-ve do të provokojë një përgjigje ushtarake dërrmuese dhe në një nivel të paparë ndonjëherë më parë.

Presidenti amerikan përsëriti edhe njëherë se është i hapur për një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit, me qëllim përfundimin e konfliktit të përgjakshëm.

"Shtetet e Bashkuara nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit sonte. Nëse sulmohemi nga Irani, në asnjë mënyrë, formë apo mjet, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t'i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!", ka deklaruar presidenti amerikan.

Ora 07:41
Sulmi iranian, izraelitët ‘festojnë’ teksa raketat ngatërrojnë objektiv dhe bien në një vend arab e jo në qytetin e tyre (VIDEO)

Disa izraelitë janë filmuar duke “festuar” teksa raketat iraniane ngatërrojnë objektiv dhe bien në një vend arab jo në qytetin e tyre.

Videoja është publikuar në rrjete sociale, krahas së cilës shkruhej: "Në këtë video, një numër izraelitësh brohorasin nga gëzimi. Sepse raketat iraniane po shkojnë drejt një qyteti arab, jo drejt tyre."

Mbrëmjen e djeshme, Izraeli dhe Irani kryen sulme ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme. Irani lëshoi të paktën 100 raketa kundrejt tokës izraelite në shenjë hakmarrjeje për goditjen e objekteve bërthamore dhe ushtarake. 

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur në Izrael.  

 

 

Ora 07:17
Sulmi iranian në Izrael, të paktën 8 të vrarë dhe 200 të plagosur

1749964879_sulmneizrael.webp

Sulmet e fundit me raketa iraniane në Izraelin qendror dhe Jerusalem kanë lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe të paktën 200 të plagosur, sipas mediave izraelite. Të paktën katër persona, përfshirë një djalë 10-vjeçar, u vranë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në rajonin qendror të vendit, sipas Magen David Adom, ekuivalentit të Kryqit të Kuq të Izraelit.

Në rajonin Shfela, 37 persona të tjerë u plagosën. Policia izraelite konfirmoi në një postim në X se një sulm përgjatë bregdetit qendror në distriktin e Tel Avivit vrau disa persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Pasi një sulm i mëparshëm shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në rajonin e Galilesë Perëndimore të Izraelit, MDA tha se tre gra u vranë.

"Dy gra u shpëtuan pa shenja jete dhe u shpallën të vdekura në vend", tha shërbimi i urgjencës. Një grua e tretë vdiq në spital.

Një raketë iraniane goditi një shtëpi në rajonin e Haifës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?