Bota

Trump: Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje, falë ndërhyrjes së SHBA, së shpejti do të ketë paqe! Ndalova konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 16:18| Përditesimi: 15 Qershor, 18:02

  • Share

1749124211_donaldtrump.ëebp

Presidenti i SHBA Donald Trump tha në rrjetin social Truth, se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje. Sipas tij, falë ndërhyrjes së SHBA, së shpejti do të ketë paqe midis këtyre dy vendeve. 

Po ashtu, presidenti amerikan, Donald Trump tha se parandaloi konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shkruan se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden, i ka dëmtuar perspektivat e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

"Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç detyrova Indinë dhe Pakistanin, në atë rast duke përdorur tregtinë me Shtetet e Bashkuara për të rikthyer zërin e arsyes dhe mendjen e shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të ndalonin luftën! Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin forcërisht, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë.

Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë idiote, por do ta rregulloj përsëri!). Një rast tjetër është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre për një digë masive që po ka një efekt në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për momentin, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet në këtë mënyrë! Po kështu, do të kemi paqe, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, populli e kupton. Bëjeni lindjen e mesme madhështore përsëri!”, shkruan presidenti i SHBA-së Donald Trump në rrjetin social Truth.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump për ABC Neës tha se është e mundur që SHBA të përfshihet në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.

'Është e mundur që ne të përfshihemi', tha ai. 

Ai gjithashtu përsëriti se Shtetet e Bashkuara "nuk janë të përfshira" në konflikt deri më tani. 



Lajmi kryesor:

Breshëri raketash iraniane mbi Izraelin! Media: Khameini u transferua në një bunker me familjen e tij! Netanyahu: Vramë shefin e inteligjencës së Pasdaran (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?