Deportimi i të burgosurve palestinezë

Bota

Izraeli liron 154 të burgosur palestinezë

13 Tetor, 14:34| Përditesimi: 13 Tetor, 14:37

  • Share

1760358977_deportimiitburgosurvepalestinez.jpg

Pas kthimit të 20 pengjeve izraelite nga Hamasi, edhe Izraeli ka respektuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, duke liruar 154 të burgosur palestinezë.

Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Të burgosurit palestinezë kanë vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite, dhe sipas marrëveshjes, pas lirimit u deportuan në Egjipt.

Autoritetet izraelite kishin kërkuar që të burgosurit e dënuar për vepra të dhunshme të deportoheshin në vende të treta në vend që të lejoheshin të ktheheshin në Bregun Perëndimor ose Gaza.


Lajmi kryesor:

Hamasi liron 20 pengjet izraelite pas 738 ditësh! Trump në Knesset: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i Izraelit


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?