Lufta në Gaza, IDF dhe Netanyahu konfirmojnë vrasjen e liderit të Hamas, Yahya Sinwar

17 Tetor, 15:58| Përditesimi: 17 Tetor, 20:49

  • Share

Ministri i Jashtëm izraelit Katz, IDF dhe Shin Bet kanë konfirmuar se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar u vra në një sulm të Forcave të Mbrojtjes izraelite në Rripin e Gazës. Sipas transmetuesit Channel 13 , atentati ndodhi në zonën Tal Al-Sultan, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë që të informojë familjet e pengjeve të mbajtura për më shumë se një vit në Gaza se nuk ka asnjë tregues se ndonjë prej tyre është plagosur.

"Terroristëve të Hamasit u them: liderët tuaj po ikin dhe do të eliminohen. Unë u drejtohem të gjithë atyre që mbajnë pengjet tona: kushdo që të lërë armët dhe të kthejë pengjet tanë, ne do t'i lejojmë ata të largohen dhe të jetojnë. Kushdo që dëmton pengje, do të ketë gjak në kokë dhe do të përgjigjet për këtë”. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu duke folur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Sipas mediave izraelite, xhaketa e veshur nga terroristi i vrarë nga IDF në Gaza, i cili besohet të jetë lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ishte mbushur me granata. I cili nuk ka shpërthyer pasi ai është goditur në kokë dhe jo në gjoks.

Më herët edhe një televizion saudit konfirmoi vdekjen e Sinwar pas një testi paraprak ADN-je të kryer në trupin e tij të vdekur.

Ora 20:15
Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar

1720381776_benjaminnetanyahu.JPG

“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por misioni ynë ende nuk ka mbaruar. Familjeve të të rrëmbyerve u them, ky është një moment i rëndësishëm në luftë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ata të kthehen në shtëpi. Të dashurit tuaj Ata janë të dashurit tanë."

Këtë e tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim pas konfirmimit të vrasjes prej ushtrisë izraelite të liderit të Hamasit në Gaza Yahya Sinwar.

Më tej ai u shpreh se kjo është "Lufta e Ringjalljes", për Izraelin. Këto janë të njëjtat fjalë që, sipas zërave nga mediat izraelite ditët e fundit, Netanyahu i kishte propozuar gjatë një mbledhjeje të qeverisë më 7 tetor, duke sugjeruar ndryshimin e emrit të operacionit nga “Shpata të Hekurta” në “Lufta e Ringjalljes”.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dulla: 18/10/2024 01:41

    Pra Shba dhe Izrael po perpiqen fort per paqe....me Hamas dhe Hezbollah. Firmosin ia tani ia pastaj por....ska kush firmos nga ana tjater sepse i ka vrare ose vret perdite SHBA me Izraelin! Ama oburra per paqe. Mjaft me hipokrizone po beni ckeni per te bere:spastrojeni izraelin nga jo izraelitet dhe mbylleni kete pune se na c..m...

    Përgjigju
  • Bim: 17/10/2024 21:55

    Lavdi heroit qe i kushtoj jeten e tij dhe te familiarve te tij per kauzen e lirise te popullit te vet kunder pushtimit, kolonizimit shtypjes dhe shkatrrimit te nje shteti terrorist e kunder nje populli qe bota e ka largu tesh 2500 vjet. Palestina ka me fitu lirine e vet dhe Sinwar ka me pas vend ne historine e ketij populli qe kurr nuk u mposht.

    Përgjigju
    • E verteta: 18/10/2024 05:19

      Bin laden, Hitler, Lideri supreme, dhe çdo terrorist tjeter qofshin si ai hero.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?