“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por misioni ynë ende nuk ka mbaruar. Familjeve të të rrëmbyerve u them, ky është një moment i rëndësishëm në luftë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ata të kthehen në shtëpi. Të dashurit tuaj Ata janë të dashurit tanë."
Këtë e tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim pas konfirmimit të vrasjes prej ushtrisë izraelite të liderit të Hamasit në Gaza Yahya Sinwar.
Më tej ai u shpreh se kjo është "Lufta e Ringjalljes", për Izraelin. Këto janë të njëjtat fjalë që, sipas zërave nga mediat izraelite ditët e fundit, Netanyahu i kishte propozuar gjatë një mbledhjeje të qeverisë më 7 tetor, duke sugjeruar ndryshimin e emrit të operacionit nga “Shpata të Hekurta” në “Lufta e Ringjalljes”.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza, IDF dhe Netanyahu konfirmojnë vrasjen e liderit të Hamas, Yahya Sinwar
G.K/ReportTv.al