Bota

Izraeli sulmoi Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet me qindra raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem! 63 të plagosur (VIDEO+FOTO)

13 Qershor, 07:11| Përditesimi: 13 Qershor, 23:51

  • Share

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu, me sulmin e paprecedentë të shtetit hebre, i ndjekur nga përgjigja, në mbrëmje, nga Teherani, me lëshime raketash dhe shpërthime të forta të dëgjuara në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Të paktën 63 persona u plagosën nga sulmet iraniane në Izraelin qendror, përfshirë dy në gjendje kritike dhe të rëndë. 

Forcat e ushtrisë izraelite hodhën mbi 300 bomba mbi objektiva ushtarake dhe ato të lidhura me programin bërthamor të Iranit, duke dëmtuar qendrën bërthamore të Natanzit dhe atë të Fordoë. Siç raportohet nga mediat iraniane, sulmi i Izraelit ndaj kryeqytetit iranian shkaktoi 78 vdekje midis banorëve dhe 329 të plagosur, me ofensivën që vazhdoi gjatë ditës. Goditja e Izraelit ra mbi zinxhirin drejtues të ushtrisë, me rreth 20 komandantë të vrarë e 7 shkencëtarë bërthamorë.

Mes të vrarëve, është edhe komandanti i Forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare Islamike, Gjenerali Esmail Qaani, komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami, komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya, Gholamali Rashid, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, dhe dy shkencëtarët Fereydoon Abbasi dhe Mohammad Mahdi Tehranchi. Në sulmet e mëpasshme u vra edhe drejtuesi i Forcave Ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Të paktën 6 baza u goditën rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash, ku dyshohet se në të kaluarën janë përfshirë edhe teste bërthamore. Avionët luftarakë izraelitë goditën edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit. Përveç Tabrizit, në veriperëndim ku ndodhen rafineritë kryesore, u sulmuan edhe qytetet e Esfahanit, Arakut dhe Kermanshahit

"Sulmi fillestar ishte një sukses, ne do të vazhdojmë për ditë të tëra", paralajmëroi Netanyahu. Ushtria izraelite ia atribuon sulmet përshpejtimit të programit bërthamor. Irani tha se sulmi izraelit është një "deklaratë lufte". Khamenei kërcënoi duke deklaruar se: "Fati i Izraelit do të jetë i dhimbshëm". Ai akuzoi më pas dhe Shtetet e Bashkuara, të cila u shprehën se kishin patur dijeni për sulemt por se nuk ishin përfshirë. Por "Irani nuk mund të ketë një bombë atomike", deklaroi presidenti Trump i cili shpreson për negociata.

Teherani njoftoi se forcat e armatosura ishin ngarkuar me "ndëshkimin e Izraelit" dhe bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ofensiva hakmarrëse nisi në mbrëmjë. Mbi 150 raketa në dy vale goditje. Shpërthime pati në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku u goditën të paktën 7 zona. Mediat izraelite njoftuan për disa të plagosur, mes të cilëve vetëm dy në gjendje të rëndë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu iu drejtua në mbrëmje popullit iranian me një mesazh, duke i bërë thirrje atyre që të kundërshtojnë regjimin e ajatollahëve. "Lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër regjimit islamik që ju shtyp dhe ju varfëron. Populli iranian dhe populli i Izraelit kanë qenë miq që nga ditët e Kirit të Madh. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike duke mbrojtur lirinë e tij', deklaroi Netanyahu.

Bota po pret me padurim pasojat shkatërruese që mund të ketë ofensiva e vendosur nga qeveria e Kryeministrit Netanyahu.

"Prioriteti absolut është parandalimi i përshkallëzimit", tha numri një i NATO-s Rutte.

Turqia dënoi Izraelin dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund sulmeve ndaj Iranit. Kina u shpreh e alarmuar, ndërsa Rusia tejet e shqetësuar, me akuza ndaj Perëndimit dhe me Putinin që u ofrua të ndërmjetësojë.

Lajmi në përditësim....

 

 
 

Ora 23:55
Irani akuzon SHBA-në: Partner në krim, të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat

1749830646_dannydanon.JPG

I dërguari i Iranit në OKB Danny Donon akuzoi SHBA-në se i ka dhënë inteligjencë Izraelit dhe mbështetje politike sulmeve të tij.

"78 persona, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, u vranë në sulme dhe më shumë se 320 u plagosën, shumica prej tyre civilë", tha ai. 

SHBA-të janë partnere në krim duke ndihmuar dhe mundësuar këto krime, ato mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat.

Ndërkohë, Irani raportoi se mbrojtja ajrore e Teheranit po punon për të kapur raketat izraelite.

Ora 23:29
SHBA: Sulmet izraelite ndaj impiantit bërthamor të Natanzit kanë qenë efektive

1748770311_shtepiaebardhe.jpg

Një vlerësim fillestar i dëmeve të shkaktuara në impiantin bërthamor iranian të Natanzit tregon se sulmet izraelite kanë qenë efektive dhe kanë shkuar përtej dëmtimeve sipërfaqësore të strukturave të jashtme, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike në katet e poshtme ku ndodhen centrifugat që përdoren për pasurimin e uraniumit. Këtë e kanë bërë të ditur disa zyrtarë amerikanë për CNN.

Ora 22:40
Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

1749846860_1x18.jpg

Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se thirrjet që i bëhen Iranit për vetëpërmbajtje, pas sulmeve izraelite, janë “të pajustifikuara”. Ai i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.

Ora 22:24
Irani: Hapësira ajrore do të qëndrojë e mbyllur edhe nesër

1749846394_4772ea728f9a4df4b609de32725.jpg

Hapësira ajrore e Iranit do të mbetet e mbyllur gjatë gjithë ditës së shtunë, pas sulmeve izraelite – raportojnë mediat shtetërore.

«Organizata e Aviacionit Civil ka njoftuar se hapësira ajrore e vendit do të mbetet e mbyllur deri nesër», bëri të ditur agjencia zyrtare IRNA. Në Iran, sapo ka kaluar mesnata.

Ora 22:03
Sulmi izraelit ndaj bazave bërthamore iraniane, OKB: Niveli i radioaktivitetit s'ka ndryshuar, asnjë ndikim mbi popullsinë ose mjedisin

1749845135_1200x675cmsv2061b621277e8592.jpg

Sulmi izraelit ndaj bazave bërthamore iraniane nuk ka prodhuar per momentin, një "ndikim të jashtëm radiologjik mbi popullsinë ose mjedisin". Kjo u deklarua nga Rafael Grossi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në fjalimin e tij në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i mbledhur në Pallatin e Qelqtë për të diskutuar krizën. "Niveli i radioaktivitetit", shtoi Grossi, "ka mbetur i pandryshuar dhe në nivele normale".

Ora 21:58
Sulmet nga Irani, Netanyahu po vlerëson situatën nga bunkeri me ministrat dhe zyrtarët e mbrojtjes

1749844861_74275768f21945028ad7c56c08de.jpg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ndodhen aktualisht në një bunker, ku po zhvillojnë një vlerësim të situatës. Në diskutim po marrin pjesë edhe disa ministra të tjerë si dhe drejtues të lartë të sistemit të mbrojtjes.

Ora 21:52
Netanyahu drejtuar popullit iranian: Ka ardhur koha të ngriheni për lirinë tuaj

1749844433_lcimg5b3d2ea0274d439cb13eea.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, I është drejtuar popullit iranian në anglisht, duke i bërë thirrje për t’u ngritur kundër regjimit të ajatollahëve.

“Popull krenar iranian, jemi në mes të një prej operacioneve ushtarake më të mëdha në histori, operacioni ‘Si një Luan’,” shkroi Netanyahu.

“Regjimi islamik, që ju ka shtypur për gati 50 vjet, kërcënon të shkatërrojë Izraelin. Siç kam thënë dje dhe shumë herë më parë, lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër regjimit islamik që ju shtyp dhe ju varfëron.”

“Populli iranian dhe ai izraelit kanë qenë miq që nga koha e Kirut të Madh. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur për lirinë e vet.”

Ora 21:47
Tel Avivi nën sulm Iranian, VIDEO e izraelitëve që nxitojnë për t'u strehuar në vende të sigurta

 

Rreagimi nuk vonoi. Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Teherani ka nisur kundërpërgjigjen. Në Tel Aviv kanë nisur sërish të bien sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për sulme ajrore. Në pamjet e shpërndara, shihet parkingu nëntokësor i hotelit Royal Beach, ku qytetarët kërkojnë strehë — ulur mes kolonave, me ujë dhe valixhe në duar, me sytë ngulur në ekranet e telefonave, duke pritur zhvillimet e radhës.

Ora 21:43
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, përfshihet nga flakët ndërtesa në qendër të Tel Avivit (VIDEO)

Një ndërtesë në qendër të Tel Avivit është përfshirë nga flakët pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Mediat raportojnë për dëme të konsiderueshme dhe situatë të tensionuar në zonë, pas lëshimit të raketave nga Irani.

Ora 21:38
Shtëpia e Bardhë: Trump ka biseduar me Netanyahun

1749843559_page9780x439.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Lajmi është konfirmuar nga një burim i Shtëpisë së Bardhë.

Ora 21:28
Izraeli mohon rrëzimin e 2 avionëve të tij dhe kapjen rob të një piloteje nga Irani

1749842971_6acaa269d1d9479abb2fd560a36a.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë mohuar lajmin e raportuar nga mediat iraniane, sipas të cilit mbrojtja ajrore e Iranit ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë dhe ka kapur një pilote.

“Kjo është një lajm i rremë i mediave iraniane”, ka deklaruar zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee, duke shtuar se “ky informacion i shpërndarë nga mediat iraniane është tërësisht i pavërtetë”.

Ora 21:24
Media izraelite: SHBA ndihmoi Izraelin në bllokimin e raketave iraniane

1749842715_cace76d1a82a488392c01717bbcb.jpg

Një burim i njohur me detajet i ka thënë portalit Ynet se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në bllokimin e raketave të lëshuara nga Irani.

Ora 21:09
Përditësim nga Izraeli: 63 të plagosur nga sulmet e Iranit, 2 në gjendje të rëndë

1749841853_cgettyimages2219270845.jpg

Të paktën 63 persona janë plagosur nga sulmet raketore iraniane që kishin në shënjestër Izraelin qendror, mes tyre 2 në gjendje të rëndë.

Ora 21:05
Media: Që nga fillimi i sulmit, mbi 150 raketa janë lëshuar ndaj Izraelit

1749841610_7826d8dd8b53462db1eab41200b3.jpg

Sipas portalit izraelit Ynet, që nga nisja e sulmit janë lëshuar mbi 150 raketa drejt Izraelit. Deri tani, dhjetëra prej tyre janë ndërprerë nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa Tel Avivi po përgatitet për një tjetër breshëri raketash.

Ora 20:49
Irani: Kemi rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë, kemi kapur pilote femër

1749840765_17adbac844b949abb0ab6d4aeca5.jpg

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se kanë rrëzuar dy avionë ushtarakë izraelitë dhe se kanë kapur pilote femër nga njëri prej avionëve.

Ora 20:34
Irani: Përgjigja ka filluar, Izraeli nuk do t'ia dalë nëse do vijoi të sulmojë

1732526218_alikhamenei.JPG

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi se "përgjigja e Iranit ndaj Izraelit ka filluar", duke pretenduar se "qindra raketa balistike u lëshuan drejt Izraelit".

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei tha se Izraeli nuk do t'ia dalë mbanë nëse do të vijoi që të sulmojë. 

 "Izraeli nuk do të kryejë një sulm 'godit dhe ik'. Izraeli është ai që e nisi luftën. Regjimi sionist nuk do të mbetet i paprekur dhe pa pasoja për krimet e tij', tha ai. 

Ora 20:32
IDF: Një tjetër breshëri raketash po vjen drejt Izraelit

1749839865_684c6e784edf1.jpg

Foto nga sulmet e Iranit në Tel Aviv

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka njoftuar se sulmet vazhdojnë dhe se një tjetër breshëri me dhjetëra raketa është lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

“Njoftojmë qytetarët që të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile dhe të gjitha rregullat e shpërndara,” thuhet në deklaratë.

“Shpërthimet që dëgjoni janë ose nga përplasjet direkte të raketave ose nga ndërprerjet që kryen sistemi i mbrojtjes ajrore, i cili po punon vazhdimisht për të zbuluar dhe neutralizuar kërcënimet.”

Ora 20:23
Sulm masiv me raketa nga Irani ndaj Izraelit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem (VIDEO)

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se i gjithë territori izraelit është aktualisht nën sulm raketor nga Irani. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, pak minuta më parë janë dëgjuar sirenat në disa zona të vendit, pasi janë identifikuar raketa të nisura nga Irani drejt Izraelit.

IDF ka bërë thirrje që popullsia të ndjekë me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, ndërsa njësitë kundërajrore janë angazhuar për të përgjuar dhe neutralizuar raketat armike.

Ndërkohë, në Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime shumë të fuqishme, pas nisjes së sulmit. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa në drejtim të Izraelit.

Edhe në Jerusalem janë dëgjuar shpërthime të forta, siç raportojnë gazetarë të agjencisë AFP që ndodhen në terren, menjëherë pas alarmit për sulm raketor. Situata në vend është shumë e tensionuar dhe në zhvillim të vazhdueshëm.

Ora 20:18
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Irani po sulmon Izraelin

1749838898_684c6b2734169.jpg

Foto nga sulmet e Iranit në Tel Aviv

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bëjnë me dije se Irani ka nisur kundërpërgjigjen ndaj shtetit hebre duke sulmuar me raketa Tel Avivin.

Ora 20:11
Putin: Rusia dënon veprimet e Izraelit dhe synon të ndihmojë në uljen e tensioneve

1748427408_vladimirputin.jpeg

“Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne kemi mbështetur plotësisht përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë paqësore çështjen që lidhet me programin bërthamor iranian dhe kemi paraqitur nisma konkrete për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.”

Kështu është shprehur presidenti rus Vladimir Putin, sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini, pas bisedave telefonike që ka zhvilluar me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Në vijim, Rusia do të vazhdojë të kontribuojë në uljen e përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga agjencia Interfax.

Ora 20:08
Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

1749838272_maxresdefault2.jpg

Një sulm iranian është në prag në qendër të Izraelit. Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar izraelit, i cili sqaroi se për këtë arsye u ndërpre deklarata drejtpërdrejt e zëdhënësit të ushtrisë, gjeneral brigade Effie Defrin.

“Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre për shkak të një sulmi iranian në ardhje,” tha zyrtari, ndërsa ushtria u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura dhe të shmangin grumbullimet.

Ora 20:07
Izraeli: Janë goditur mbi 200 objektiva në të gjithë Iranin

1749838116_effiedefrin.jpg

Effie Defrin

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur mbi 200 objektiva në të gjithë territorin iranian.

“Deri tani kemi goditur më shumë se 200 objektiva dhe operacioni po vazhdon,” ka thënë zëdhënësi ushtarak, gjeneral brigade Effie Defrin.

Ora 20:01
Macron: Gati për operacione në mbrojtje të Izraelit

1749837755_b14fe0f79c45760498d5708534989025.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot në një konferencë për shtyp se Franca është e gatshme të marrë pjesë në operacione për mbrojtjen e Izraelit, nëse Irani ndërmerr sulme kundër tij dhe nëse situata e lejon një angazhim të tillë.

“I kam ofruar Izraelit gatishmërinë time për ndihmë”, tha Macron.

Megjithatë, ai theksoi: “Në asnjë mënyrë nuk kam ndërmend të marr pjesë në ndonjë operacion ofensiv.”

Ora 19:55
Lideri Suprem i Iranit: Do ta shkatërrojmë regjimin e lig sionist

1749837443_KhameneiIB0.jpg

“Forcat e armatosura të Iranit do ta shkatërrojnë regjimin e lig sionist.” Kështu është shprehur Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, në një mesazh drejtuar Kombit, i cili pritet të publikohet së shpejti, por pjesë të tij janë bërë tashmë publike nga disa media.

“Kombit iranian i garantohet se nuk do të ketë asnjë lëshim në përgjigjen tonë”, ka theksuar Khamenei, duke shtuar se Izraeli “nuk do të dalë i padëmtuar nga ky krim.”

Ora 19:46
Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Kremlini: Putini ka biseduar me Netanyahun dhe Pezeshkianin

1747984537_vladimirputin.webp

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

Lajmi konfirmohet nga Kremlini dhe transmetohet nga agjencia Ria Novosti, e cila thekson se këto biseda janë zhvilluar “në dritën e përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës pas veprimit ushtarak të Izraelit kundër Iranit”, sipas formulimit të përdorur nga Moska.

Ora 19:34
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit japin alarm të ri të kuq: Të gjithë në strehimore

1749836148_497650b23c79859df0c6f57b131b7c5e.jpg

Është lëshuar një alarm i ri i kuq në Izrael: “Të gjithë qytetarët duhet të futen dhe të qëndrojnë në strehimore deri në një njoftim të ri zyrtar”, është mesazhi që ushtria izraelite i ka dërguar popullatës pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për një gjendje alarmi maksimal të shpallur nga Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë, që zakonisht sinjalizon një sulm të mundshëm të afërt, të pritshëm nga Irani.

Ora 19:24
New York Times: SHBA po dërgon anije luftarake për të mbrojtur Izraelin dhe trupat e veta nga kundërpërgjigjja e Iranit

1749835566_Marines1scalede17454189603221.jpg

Pentagoni po zhvendos anije luftarake dhe burime të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit dhe të trupave amerikane nga ndonjë kundërpërgjigje e mundshme nga Irani. Këtë e raporton New York Times, duke cituar disa zyrtarë amerikanë.

Sipas këtyre burimeve, shkatërruesi amerikan USS Thomas Hudner ka marrë urdhër të zhvendoset në pjesën lindore të Detit Mesdhe, dhe një tjetër anije e të njëjtit lloj pritet të ndjekë të njëjtën rrugë së shpejti.

Po ashtu, zyrtarët theksojnë se Forcat Ajrore të SHBA mund të zhvendosin në ditët në vijim avionë luftarakë në rajon, si pjesë e përgatitjeve për të përballuar çdo rrezik të mundshëm që mund të vijë pas sulmeve kundër Iranit.

Ora 19:07
Trump: Kam tentuar të shpëtoj Teheranin nga poshtërimi dhe vdekja! S’jam i shqetësuar për një luftë rajonale

1748440215_donaldtrump.jpg

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për shpërthimin e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit. Në një intervistë telefonike për agjencinë Reuters, Trump tha se bisedimet mes përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit janë ende të parashikuara të zhvillohen nesër, edhe pse nuk është i sigurt nëse do të ndodhin realisht.

“Irani ka pësuar një goditje shkatërrimtare. Ne e dinim gjithçka për sulmin. Unë përpiqesha ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja”, deklaroi Trump, duke iu referuar operacioneve të fundit që shënjestruan objektiva bërthamore iraniane dhe që, sipas mediave amerikane, kanë goditur rëndë edhe drejtuesit ushtarakë të vendit.

I pyetur nga Axios nëse këto sulme izraelite kanë reduktuar mundësitë për një marrëveshje bërthamore me Iranin, Trump u shpreh i kundërti: “Ndoshta është e kundërta, ndoshta tani ata do të negociojnë seriozisht.”

Ai shtoi se kishte vendosur një afat 60-ditor për Teheranin që të arrinte një marrëveshje, por ky afat përfundoi dje: “U dhashë 60 ditë, sot ishte dita e 61-të. Duhej të kishin bërë një marrëveshje. Ishin afër, duhej ta kishin bërë, ndoshta tani do të ndodhë.”

Sipas Trump, pas sulmeve izraelite, Irani ka tani një nxitje më të madhe për të negociuar një marrëveshje bërthamore.

Ora 18:42
Netanyahu: I takon Trump që të vendos tani se si do të veprohet

1749833470_aa.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një mesazh video se Izraeli veproi kundër programit bërthamor dhe të raketave balistike të Iranit edhe pa garanci për mbështetje të plotë nga SHBA-ja, duke e parë operacionin si një çështje mbijetese.

"Shpresoja që Shtetet e Bashkuara të mos e kundërshtonin sulmin ndaj Iranit, por nuk kishim zgjidhje tjetër. Pa mbështetjen e tyre, mund të mos e kishim nisur sulmin, por alternativa ishte që të gjithë do të ishim të vdekur. Që tani e tutje, i takon Trump të vendosë se si të veprojë", tha Netanyahu.

Kryeministri pranoi se operacioni "nuk ishte perfekt", por argumentoi se ishte e nevojshme të ndalohej programi iranian, i cili sipas tij kërcënonte vetë ekzistencën e shtetit izraelit. Ai gjithashtu theksoi se kishte kërkuar në mënyrë aktive mbështetjen amerikane.

 "Kjo përgjegjësi ishte e imja dhe e Ministrit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer . Patëm diskutime të gjata me ta", tha ai. 

Ora 18:17
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, shënjestron objektin bërthamor të Fordow! Shpërthime në Teheran

Izraeli ka rifilluar sulmet ajrore në Iran dhe ka goditur objektin bërthamor të fortifikuar të Fordoë, raportojnë The Neë York Times dhe mediat iraniane.

Shpërthime janë dëgjuar në disa zona të ndryshme të kryeqytetit Teheran.

Ora 18:13
Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

Pamje nga apartamenti i një prej ushtarakëve të lartë iraniane, i vrarë në krevat, në dhomën e gjumit

Një sulm i sofistikuar deri në detajet më të hollësishme dhe me preçizionin më të lartë, ku bombat ishin të lidhura dhe orientoheshin deri edhe me energjinë e trupave të shënjestrave.

Komandantët ushtarakë iranianë dhe zyrtarë të lartë u hodhën në erë në selitë dhe shtëpitë e tyre, teksa Izraeli lëshoi dronë nga bazat e tij dhe raketa, në sulmin që nisi mbrëmë dhe vijoi ndaj Iranit. Disa prej tyre u vranë teksa flinin gjumë, pikërisht në krevat, gjë që tregon shkallën e lartë të saktësisë dhe përgatitjes, informon “Daily Mail”.

Përgatitja finale e sulmit izraelit nga shërbimet inteligjente mendohet se mund të ketë marrë të paktën disa muaj, teksa mund të zgjasë edhe dy javë. Dyshimet janë edhe për agjentë të infiltruar brenda Iranit nga shërbimi sekret izraelit Mossad, që shpjegon edhe saktësinë e operacionit. Operacioni shënjestroi vende në Teheran, si dhe objektet bërthamore të Iranit në një valë shkatërruese sulmesh ajrore.

Shpërthimet buçitën në kryeqytetin iranian ndërsa sulmet e njëkohshme goditën ndërtesa që thuhej të ishin shtëpitë e komandantëve ushtarakë të lartë dhe këshilltarëve. “Daily Mail” publikoi edhe foto të goditjeve, një mur pallati ku kishte depërtuar goditja e dronit brenda një apartamenti të nxirë plotësisht, banesa e një prej ushtarakëve të lartë në Iran.

Benjamin Netanyahu tha se operacioni i sofistikuar, që përfshinte një sulm me dronë të mbushur me eksploziv dhe më shumë se 200 avionë izraelitë, synoi një objekt bërthamor iranian në Natanz si dhe programin balistik të raketave të vendit. Uashingtoni u distancua nga sulmet dhe paralajmëroi Iranin që të mos sulmojë bazat amerikane në rajon si hakmarrje, ndërsa Teherani paralajmëroi se SHBA-ja do të paguajë ‘çmim të rëndë’ së bashku me Izraelin.

Irani ka premtuar ‘hakmarrje të hidhur’ pas sulmeve apo “hapje të protave të ferrit”, që goditën edhe zona në kryeqytetin Teheran, me Liderin Suprem Ayatollah Ali Khamenei që paralajmëroi se Izraeli do të përballet me ‘dënim të ashpër’.

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami, ishte ndër udhëheqësit ushtarakë që u vranë në sulme, ndërsa mediat shtetërore konfirmuan vdekjen e gjashtë shkencëtarëve kryesorë bërthamorë. Informacionet flasin për një kundërpërgjigje me 100 dronë iranianë, por ende nuk ka pamje apo rezultate të sulmit në Izrael.

Ora 18:11
Media: Izraeli vrau shefin e Forcave Quds Esmail Qaani

1749831432_aa.JPG

Izraeli ka vrarë komandantin e Forcës Quds të Gardës Revolucionare, Esmail Qaani , raportuan mediat ndërkombëtare. Ali Khamenei e kishte emëruar Qaani-n si pasardhës të Qasem Soleimani-t , gjeneralit të vrarë në vitin 2020 në Bagdad me urdhër të Presidentit Donald Trump.

Forca Quds shërben si krahu operativ i Gardës Revolucionare Iraniane dhe është gjithashtu përgjegjëse për sulmet terroriste jashtë vendit.

Ora 18:04
Shtyhet konferenca e OKB-së për Francën dhe Arabinë Saudite, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

1749830929_aa.JPG

Konferenca e Kombeve të Bashkuara, e bashkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, e planifikuar nga 17 deri më 20 qershor në Nju Jork, që synonte të promovonte një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, u shty pas sulmit ushtarak të Izraelit ndaj Iranit.

Këtë e thanë dy burime diplomatike për National.

Ditët e kaluara, administrata Trump i kishte dekurajuar qeveritë e të gjithë botës që të merrnin pjesë në këtë konferencë.

Ora 18:00
Izraeli në OKB: Sulmi ndaj Iranit, veprim i llogaritur dhe i nevojshëm

1749830559_aa.JPG

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon

‘Vendimi për të vepruar mbrëmë nuk u mor lehtë, ne vepruam për të mbrojtur qytetarët tanë. Fjalët boshe nuk do ta ndalojnë Iranin, Izraeli do ta ndalojë’. Ishte kjo deklarata e bërë nga ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon.

‘Nuk do ta dimë se sa do të zgjasë operacioni, do të vazhdojmë të veprojmë derisa kërcënimi të eliminohet’, shtoi ai, duke i quajtur sulmet ndaj Teheranit një veprim i llogaritur dhe i nevojshëm bazuar në informacione të qarta të inteligjencës dhe në përgjigje të një kërcënimi ekzistencial.

Ora 17:52
Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

Në përgjigje të sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli ndaj Iranit dhe frikës nga një kundërpërgjigje iraniane, Shtetet e Bashkuara kanë nisur zhvendosjen e forcave ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe anije luftarake. Lajmin e kanë konfirmuar për agjencinë AP dy zyrtarë amerikanë mëngjesin e së premtes.

Sipas burimeve, Marina amerikane i ka urdhëruar luftanijes "USS Thomas Hudner" të lëvizë nga pjesa perëndimore e Detit Mesdhe drejt Mesdheut lindor, ndërsa një luftanije e dytë është vënë në lëvizje për të qenë e gatshme nëse kërkohet nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë sot një mbledhje me drejtuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar situatën dhe opsionet në rast përshkallëzimi.

Zyrtarët kanë bërë të ditur gjithashtu se Marina amerikane ka në dispozicion mjete të tjera që mund t’i dërgojë në rajon nëse situata kërkon ndërhyrje shtesë, përfshirë aeroplanmbajtëse dhe anijet shoqëruese.

Aktualisht, aeroplanmbajtësja "USS Carl Vinson" ndodhet në Detin Arabik dhe është e vetmja e pranishme në rajon, ndërsa "USS Nimitz" është në rajonin Indo-Paqësor dhe mund të zhvendoset në Lindjen e Mesme nëse jepet urdhër.

Ndërkohë, aeroplanmbajtësja "USS George Washington" sapo ka lënë portin në Japoni dhe mund të orientohet gjithashtu drejt rajonit në varësi të zhvillimeve.

Ora 17:49
Media: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, u bë pas 8 muajsh përgatitje

1749829910_aa.JPG

Operacioni i Izraelit në Iran erdhi pas tetë muajsh përgatitjesh intensive, raporton media Axios.

"Ideja e një operacioni që synonte njëkohësisht programet raketore dhe bërthamore të Iranit, të cilat Netanyahu i ka përshkruar si kërcënime ekzistenciale për Izraelin. Fitoi terren pasi Irani goditi Izraelin në tetor, mes një raundi përshkallëzues sulmesh hakmarrëse midis dy vendeve’, raporton Axios.

Ora 17:45
Netanyahu: Presim disa valë sulmesh nga Irani

1742400271_benjaminnetanyahu.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se pret disa valë sulmesh nga Irani si përgjigje ndaj goditjeve të ushtrisë izraelite ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore në territorin iranian.

“Presim të jemi të ekspozuar ndaj disa valëve të sulmeve iraniane,” tha Netanyahu në një mesazh të shpërndarë përmes një videoje, duke theksuar se Izraeli është i përgatitur për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Republikën Islamike.

Ora 17:42
Komandanti i ri i Gardës Revolucionare iraniane: Do t’i hapim portat e ferrit për Izraelin

“Regjimi sionist, kriminal dhe i paligjshëm, do të ketë një fund të hidhur dhe të dhimbshëm, me pasoja të rënda dhe shkatërruese,” shprehet komandanti i ri i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Pakpour, i cituar nga agjencia Tasnim.

“Do t’i hapim portat e ferrit për Izraelin,” shtoi ai, duke paralajmëruar hakmarrje të ashpër pas sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit.

Pakpour u emërua në krye të Gardës Revolucionare pas vdekjes së komandantit të mëparshëm, Hossein Salami, i cili humbi jetën gjatë sulmeve të fundit izraelite.

“Krimi i Izraelit në sulmin ndaj Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje,” përfundoi Pakpour.

Ora 17:41
Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje pas sulmeve të Izraelit (VIDEO)

Mediat e huaja raportojnë se pak minuta pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një “ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom.

Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjen, pasi ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.

Qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar "ndëshkim" kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.

Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.

“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”, tha Khamenei.

Ora 17:05
Bastisjet izraelite në Iran, Mossadi publikon VIDEO të operacioneve tokësore

Agjencitë e Inteligjencës kanë publikuar video të operacioneve tokësore që përfshijnë lëshimin e raketave tokë-ajër dhe raketave balistike në Iran. 

“Ky nuk është një operacion, është një luftë, e planifikuar dhe e zhvilluar, 1,500 kilometra larg shtëpisë”, thanë zyrtarët e lartë të IDF-së për sulmet izraelite në Iran.

Ora 16:01
IDF shkatërron dhjetëra lëshues raketash iraniane, dy dronë u rrëzuan në veri të Izraelit

1749823725_aa.JPG

Mbrojtja e Shtetit të Izraelit (IDF) njoftoi një seri sulmesh që synonin objektet raketore iraniane.

IDF bënë me dije se shkatërruan dhjetëra lëshues raketash, objekte magazinimi dhe vende të tjera ushtarake në orët e fundit, si dhe një sistem lëshimi të fshehur brenda kontejnerëve të transportit në Iranin perëndimor.

Operacioni, tha ushtria, ishte i bazuar në inteligjencë të saktë dhe synonte neutralizimin e një kërcënimi të madh.

‘Arsenali raketor i Iranit përfshin armë me rreze veprimi prej mijëra kilometrash, që potencialisht paraqesin rrezik "për rajonin dhe të gjithë vendin", raportoi Times of Israel .

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se rrëzuan edhe dy dronë iranianë në Izraelin verior.

Ndërkohë, Benjamin Netanyahu do të flasë sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas një deklarate të postuar në llogarinë zyrtare X të kryeministrit izraelit. Ai shton se udhëheqësi izraelit ka folur tashmë me kancelarin e Gjermanisë, kryeministrin e Indisë dhe presidentin francez. Ai do të telefonojë gjithashtu Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

Ora 15:52
Izraeli sulmoi Iranin, Netanyahu: Nuk kishim alternativë tjetër veçse të vepronim shpejt

 

1747980837_bemns.JPG

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, tha në një video-deklaratë herët në mëngjes se Izraeli kishte sulmuar objektet bërthamore të Iranit për të shmangur një kërcënim ekzistencial, duke u zotuar se beteja do të vazhdonte për 'aq ditë sa të jetë e nevojshme'.

“Ne goditëm në zemër të programit të pasurimit bërthamor të Iranit. Ne goditëm në zemër të programit të armatimit bërthamor të Iranit. Ne shënjestruam shkencëtarët kryesorë bërthamorë të Iranit që punojnë në bombën iraniane. Ne goditëm gjithashtu në zemër të programit të raketave balistike të Iranit', tha ai. 

Netanyahu tha se Izraeli duhej të vepronte menjëherë për të eliminuar atë që ai e quajti kërcënimin ekzistencial të një Irani të armatosur me armë bërthamore.

“I thashë udhëheqjes sonë të sigurisë, nuk kemi alternativë tjetër veçse të veprojmë shpejt. Nuk mund t’i lëmë këto kërcënime për brezin e ardhshëm', tha ai. 

Synimet e Izraelit përfshinin sulme në objekte bërthamore, shtëpi dhe seli të zyrtarëve të lartë, depo armësh dhe laboratorë. Në të gjithë Izraelin, njerëzit u mblodhën në strehimore publike dhe dhoma të sigurta të fortifikuara në pritje të një përgjigjeje iraniane. 

Ora 15:38
Izraeli sulmoi Iranin, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar mbi sulmet

1749822057_OKB.JPG

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent sot pas sulmeve të Izraelit ndaj lokacioneve bërthamore dhe ushtarake, raportoi Sky Neës, duke cituar burime diplomatike.

Sot në mëngjes, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeed Iravani, bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Ora 15:11
Wall Street Journal: Operacioni i Izraelit në Iran do të vazhdojë për 14 ditë

1749820384_TELEMMGLPICT00042846647117498172010890transNvBQzQNjv4Bq3Z7i2nUjuOXXgVmfiyhMbHf4DfgeegiUIPq8ZyLgk.webp

Operacioni i Izraelit kundër programit bërthamor, udhëheqjes ushtarake dhe arsenalit raketor të Iranit nuk ka gjasa të përfundojë për disa ditë.

Një zyrtar i lartë izraelit tha se operacioni është larg përfundimit dhe se Izraeli planifikon që ai të zgjasë 14 ditë, raporton Wall Street Journal.

Ora 14:53
Sulmet izraelite, 78 të vdekur dhe 329 të plagosur në Teheran

1749819280_1440283047de46b0a1fe44a24a16e5555aef1a712.webp

Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite që goditën zonat e banuara në Teheran, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Nournews.

Ky numër i referohet vetëm sulmeve që ndodhën në kryeqytetin iranian dhe nuk përfshin zona të tjera të prekura, si Tabrizi ose Natanzi. 

Njoftimi vjen mes një skenari ushtarak që po evolun me shpejtësi, me Izraelin që ka kryer disa sulme të koordinuara kundër objektivave ushtarake dhe bërthamore të Iranit.

Irani i ka cilësuar sulmet izraelite si një “deklarate lufte” ndërsa nga ana tjetër Izraeli thotë se veprimet e saj ushtarake janë në fazat e hershme.

Ora 14:15
Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

1749817059_sulmineiran.JPG

"Në dritën e zhvillimeve të fundit" pas bastisjeve ushtarake kundër Iranit, Ministria e Jashtme Izraelite ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike në mbarë botën dhe pezullimin e shërbimeve konsullore. Ministria e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare, të cituar nga Times of Israel. Ministria gjithashtu ftoi të gjithë izraelitët jashtë vendit të plotësojnë një formular online për të komunikuar pozicionin dhe gjendjen e tyre aktuale, me qëllim lehtësimin e çdo operacioni ndihme. Një procedurë e ngjashme u aktivizua pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, për të lehtësuar kthimin e rezervistëve dhe organizimin e fluturimeve të evakuimit.

Ora 14:06
Izraeli godet qendrën bërthamore të Natanz, pse është kaq e rëndësishme?

Foto e Natanzit e ndarë nga ushtria izraelite

Nga të gjitha objektet bërthamore të shumta që ka Irani, Izraeli duket se ka goditur vetëm një numër të vogël, përfshirë Natanz.

Kjo ngre një pyetje thelbësore: pse pikërisht kjo qendër?

Përgjigjja është se Natanz është objekti kryesor për pasurimin në shkallë të gjerë të uraniumit, një proces që prodhon material që mund të përdoret si për qëllime civile, ashtu edhe për ato ushtarake.

Irani mohon të jetë në kërkim të armëve bërthamore dhe nuk njihet se ka prodhuar uranium të pasuruar në nivel ushtarak, por Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka vlerësuar kohët e fundit se Teherani mund të prodhojë armë bërthamore nëse e rafinon më tej uraniumin që zotëron.

Natanz ka dhjetëra mijëra centrifuga dhe është një nga qendrat kryesore që kontribuon ndjeshëm në shtimin e rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar në nivele të larta. Goditja ndaj Natanz do të thotë ndërprerje e këtij procesi.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kufizonte aktivitetet që Irani lejohej të zhvillonte në Natanz, por që nga tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja në vitin 2018, gjatë presidencës së Donald Trump, aktiviteti në këtë objekt është rritur ndjeshëm.

Izraeli besohet të ketë ndërmarrë disa operacione sabotimi ndaj Natanz gjatë viteve të fundit. Kjo qendër u godit nga një sulm kibernetik madhor në vitin 2010, si dhe pësoi dëmtime nga eksplozivë të fshehur në një tavolinë në vitin 2020.

Një vit më pas, Natanz pësoi dëme të tjera të konsiderueshme në një sulm misterioz, për të cilin Irani akuzoi sërish Izraelin./BBC

Ora 13:57
Presidenti iranian: Duhet t’i japim një përgjigje të vendosur agresionit

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian i bëri thirrje popullit të tij të mbetet i bashkuar pas sulmeve izraelite, duke thënë se vendi do t'i përgjigjet me vendosmëri asaj që ai e quajti një agresion mizor: "Reagimi legjitim dhe i vendosur i Iranit do ta bëjë armikun të pendohet për veprimin e tij të pamatur. Populli dhe zyrtarët shtetërorë iranianë nuk do të heshtin kurrë përballë këtij agresioni mizor". Pezeshkian i nxiti iranianët të "besojnë te autoritetet shtetërore dhe të mos përfshihen në luftën psikologjike që po zhvillojnë. I them popullit tonë krenar: ruajeni unitetin tuaj dhe mos u kushtoni vëmendje thashethemeve dhe luftës mediatike të armikut. Ne duhet të krijojmë bazën për një përgjigje të vendosur ndaj agresionit dhe t'i kushtojmë të gjitha përpjekjet tona shërbimit ndaj popullit tonë fisnik".

Ora 13:54
Trump: Sulmi i Izraelit ishte i shkëlqyer, do të ketë edhe të tjerë

1749124211_donaldtrump.webp

Presidenti amerikan Donald Trump, në një bisedë telefonike me ABC News, ka deklaruar se sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte “i shkëlqyer”.

“U dhamë një mundësi dhe nuk e shfrytëzuan. U goditën rëndë, shumë rëndë. U goditën në mënyrën më të ashpër të mundshme. Dhe do të ketë të tjera. Shumë të tjera,” është shprehur ai.

Trump shtoi se dy muaj më parë i kishte dhënë Iranit një ultimatum prej 60 ditësh për të arritur një marrëveshje.

“Duhej ta kishin bërë. Sot është dita e 61-të. U thashë çfarë të bënin, por nuk ia dolën. Tani ndoshta kanë një shans të dytë,” tha ai.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara morën pjesë në ndonjë formë në sulm, Trump u përgjigj: “Nuk dua të komentoj.”

Ora 13:45
Media: Irani po shqyrton tërheqjen nga Traktati për Armët Bërthamore

Sipas mediave izraelite, Shtetet e Bashkuara i ofruan Teheranit të dielën e kaluar të merrte pjesë në një raund negociatash mbi marrëveshjen bërthamore, por iranianët refuzuan dhe po shqyrtojnë tërheqjen nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Kjo u raportua nga media izraelite.

Ora 13:34
Izraeli: Nuk është një operacion, jemi në luftë me Iranin! Veprimi ynë ushtarak është në fazat e para

1749815155_1222.jpg

Izraeli thotë se është në luftë me Iranin. Duke mos e cilësuar thjesht si një ‘operacion’ sulmet që ka kryer ndaj bazave bërthamore dhe ushtarake iraniane, zyrtarë të lartë të IDF-së kanë deklaruar se, forcat ajrore nisën një sulm historik parandalues ndaj kërcënimit që vjen nga Irani.

"Forcat Ajrore nisën një sulm historik parandalues ​​për të eliminuar këtë kërcënim ekzistencial kundër Shtetit të Izraelit. Operacioni u planifikua gjatë një lufte të vështirë shumëfrontëshe. Ky nuk është një operacion: është një luftë, e planifikuar dhe e kryer 1,500 kilometra larg shtëpisë", komentuan zyrtarë të lartë të IDF-së për sulmet në Iran për Ynet.

"Ne eliminuam komandantët dhe shkencëtarët të parët, ky është një veprim në zhvillim e sipër. Ne zgjodhëm momentin më të mirë për ne dhe goditëm vendin e Natanzit, nuk do ta kishim bërë pa sigurinë se do të ishim në gjendje të përfundonim misionin", shtuan ata.

Ndërkohë, IDF në një tjetër deklaratë, thotë se veprimi ushtarak është ende në fazat e hershme.  

"Operacioni është ende në fazat e hershme. Irani ka qëllime dhe aftësi, dhe Teherani po përgatitet për një përgjigje, një sulm kundër nesh. Popullsia duhet të veprojë me gjakftohtësi, mbrojtja nuk është hermetike", tha zëdhënësja e ushtrisë izraelite Effie Defrin, duke shtuar se IDF po vazhdonte të sulmonte objektiva në Iran.

"Ne e kemi dëmtuar ndjeshëm uzinën bërthamore të Natanzit. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të veprojmë kundër këtij kërcënimi, duhet të përgatitemi për një operacion të zgjatur pasi veprimi ushtarak është ende në fazat e hershme."

Ora 13:31
Sulmet e reja izraelite në Iran, vritet komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike

1749814355_1637196093139712051439020016741724.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar vrasjen e Komandantit të Forcave Ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), Gjeneral Amir Ali Hajizadeh.

IDF thotë se mbrëmë identifikuan udhëheqësit e Forcave Ajrore të IRGC-së "të mbledhur në një qendër komande nëntokësore për t'u përgatitur për një sulm ndaj Shtetit të Izraelit", duke shtuar se Forcat Ajrore izraelite goditën "qendrën e komandës ku" ndodhej Ali Hajizadeh, së bashku me oficerë të tjerë.

Hajizadeh, tha IDF në komunikatë, ka deklaruar publikisht angazhimin e tij për shkatërrimin e Izraelit në ngjarje të ndryshme në vitet e fundit dhe ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e planit të regjimit iranian për të shkatërruar Izraelin.

Kujtojmë që në dy sulmet e para, u eliminuan 5 komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë. Mes tyre edhe Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike.

 

Ora 13:22
Teherani: Sulmi i Izraelit është një deklaratë lufte

1749817643_e2dd028851d852d0fc754bcc2de89bac.jpg

Irani e ka cilësuar sulmin izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake si një “deklaratë lufte”.

Ky koment është bërë nga ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ai e quajti sulmin e Izraelit "një deklaratë lufte kundër Republikës Islamike të Iranit".

Ora 13:16
Izraeli vijon sulmet në Iran, shënjestron sërish centralin bërthamor të Natanzit

1749813710_AP21101196961462e1618121501490.webp

Izraeli ka sulmuar sërish Iranin, disa orë pas dy sulmeve që kreu gjatë natës. Televizioni shtetëror iranian raportoi një sulm të ri izraelit në uzinën bërthamore të Natanzit.

Kompleksi ishte goditur edhe më parë, me dëme të konsiderueshme që i janë shkaktuar edhe objektit nëntokësor ku ndodhen centrifugat e pasurimit të uraniumit.

Sulme të reja u raportuan edhe në Kermanshah, në perëndim të vendit.

Më herët, Izraeli shënjestroi objektet ushtarake dhe bërthamore iraniane. Nga sulmet u eliminuan 5 komandatë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Ora 10:29
Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

1749803538_iran.webp

Foto: Ndërtesa të shkatërruara në Iran

Spekulimet rreth një sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit kanë qarkulluar prej vitesh, por ato u intensifikuan ndjeshëm ditët e fundit. Kështu shkruan gazetari Raffi Berg në një artikull të botuar në të përditshmen BBC.

Izraeli ka qenë i shqetësuar se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit (të cilat kanë vazhduar që nga prilli) mbi një marrëveshje të re bërthamore mund ta lënë Iranin me një program bërthamor - diçka që Izraeli ka thënë se nuk mund ta pranojë në asnjë formë.

Ka paralajmëruar për vite me radhë për atë që e percepton si një kërcënim ekzistencial nga programi bërthamor i Iranit.

Irani ka mohuar vazhdimisht se synon të ketë armë bërthamore, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore dhe civile. Por fuqitë perëndimore dhe organi global bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), nuk janë të bindura.

Të enjten, IAEA miratoi një rezolutë, për herë të parë në 20 vjet, duke e deklaruar Iranin në shkelje të detyrimeve të tij bërthamore.

Duke folur ndërsa sulmet po kryheshin, Netanyahu tha se Irani kishte prodhuar material të mjaftueshëm për nëntë bomba bërthamore, diçka në përputhje me një vlerësim të kohëve të fundit të IAEA-s. Sipas Netanyahut, Irani, kërcënonte “vetë mbijetesën” e Izraelit.

Duket se, duke vendosur të sulmojë tani, Izraeli po shfrytëzon një mundësi: Irani ende nuk i ka rindërtuar mbrojtjet ajrore të cilat u degraduan nga një sulm izraelit në tetor  dhe një sulm parandalon raundin tjetër të bisedimeve bërthamore që do të zhvillohen të dielën.

Ora 08:30
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, figurat kyçe iraniane që u vranë në sulmin izraelit! Mes tyre edhe shefi i Gardës Revolucionare Islamike

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin Izraeli tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë vrarë figura të larta ushtarake iraniane dhe shkencëtarë bërthamorë.

Sipas Reuters, bëhet fjalë për të paktën 20 komandantë të vrarë dhe 6 shkencëtarë bërthamorë. Ndër figurat kyçe që u eliminuan janë Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike Hossein Salami. Në sulmet e reja u vra edhe drejtuesi i Forcave Ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Mbetën të vrarë gjithashtu Gholamali Rashid, komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya; Fereydoon Abbasi, shkencëtar bërthamor dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit; Mohammad Mahdi Tehranchi, një tjetër shkencëtar bërthamor i përfshirë në programin e armëve bërthamore të Iranit; Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit.

Gjeneral Major Hossein Salami

Si kreu i Trupave të fshehta të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Major Hossein Salami, ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Iran, duke mbikëqyrur krahun e tij më të fuqishëm ushtarak dhe duke raportuar drejtpërdrejt te Udhëheqësi i tij Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

I lindur në vitin 1960, sipas një regjistri sanksionesh amerikane, Salami drejtoi IRGC-në sekrete që nga viti 2019. Ky pozicion e bëri atë në krye të njërit prej mjeteve më të fuqishme të përdorura nga shteti iranian, i cili ka qenë i dobishëm në shtypjen e mospajtimit në vend dhe në projektimin e fuqisë së Iranit jashtë vendit.

Salami ishte në krye të IRGC-së kur Irani nisi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit në prill dhe tetor të vitit të kaluar, në sulmet e para të drejtpërdrejta nga Irani në territorin izraelit. Në pamjet e publikuara nga media shtetërore iraniane në janar, Salami u pa duke inspektuar atë që media e quajti një strukturë ushtarake nëntokësore që kishte luajtur një rol në ato sulme.

Salami ishte në krye kur IRGC-ja rrëzoi një avion pasagjerësh ukrainas menjëherë pasi ai u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, duke vrarë të 176 personat në bord. Një komandant i paidentifikuar i IRGC-së i sistemit të mbrojtjes nga raketat tokë-ajër Tor M1 që rrëzoi aeroplanin u dënua me 13 vjet burg, sipas agjencisë së lajmeve Mehr të Iranit.

Ali Shamkhani

Ali Shamkhani ishte një ndihmës i ngushtë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe përfaqësoi Teheranin në bisedimet që vulosën marrëveshjen e rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite armike. Rrjeti televiziv shtetëror iranian IRINN konfirmoi vdekjen e tij pas sulmeve të paprecedentë të Izraelit të premten.

Shamkhani shërbeu si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të vendit për një dekadë që nga viti 2013, dhe para kësaj shërbeu në një numër rolesh të rëndësishme, duke përfshirë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe në ministrinë e mbrojtjes.

Shamkhani përfaqësoi Iranin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kina me zyrtarët sauditë, të cilat çuan në rënien dakord të dy vendeve për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike pas viteve të armiqësisë. Por ai u zëvendësua papritur në mesin e vitit 2023. Megjithatë, ai mbeti një ndihmës i ngushtë i udhëheqësit suprem dhe dha këshilla ndërsa Irani rifilloi bisedimet bërthamore me administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ora 07:42
Sulmet ajrore ndaj centraleve bërthamore në Iran, Teherani lëshon 100 dronë drejt Izraelit

Foto: Sulmi izraelit në Iran

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, ka raportuar se Irani ka lëshuar rreth 100 dronë drejt territorit izraelit.

Gjenerali Defrin shton se shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit dhe komandanti i komandës së emergjencës së Iranit u vranë gjatë sulmeve.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu se Hossein Salami, shefi i Gardës Revolucionare, ka humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Ndërkohë në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Ora 07:41
Trump: E dija për sulmin e Izraelit ndaj Iranit, por SHBA-të nuk janë përfshirë

1749124211_donaldtrump.webp

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me Fox News se ai dinte paraprakisht për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, por përsëriti se SHBA-të nuk ishin të përfshira.

Uashingtoni, shtoi ai, kishte njoftuar të paktën një aleat kyç në Lindjen e Mesme se sulmi do të ndodhte. Trump theksoi se SHBA-të janë gati të mbrojnë veten dhe Izraelin në rast të një hakmarrjeje nga Irani.

“Unë gjithmonë shpresoj për negociata”, tha ai, duke shtuar se Irani “nuk mund ta ketë armën bërthamore”.

Ora 07:29
Sulmet izraelite në Iran, zyrtari: Përgjigjia ndaj tyre do të jetë e ashpër dhe vendimtare

1749791386_iran.jpg

Foto:Ndërtesa të shkatërruara nga sulmi izraelit

Irani po planifikon të "japë një përgjigje të ashpër" Izraelit pasi sulmit që ai kreu, tha një burim iranian i sigurisë për Reuters.

“Përgjigja ndaj sulmit izraelit do të jetë e ashpër dhe vendimtare”, tha zyrtari, duke shtuar se detajet e hakmarrjes së Iranit po diskutohen në nivelet më të larta, ndërsa u pyet nëse sulmi do të ishte i afërt.

Xh.D/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • @Lenti: 13/06/2025 16:56

    O Lenti po prit se do ket lindur ndonje Hitler dhe eshte ne vit te fundit gjimnas. Prit dhe pak sa te kaloje ne fakultet dhe i shperben per fare kte izraelin. Nje popull kriminel e qe historia boterore i njeh per hajdute,mashtrues,vrases e kopuke. Po gjaku i derdhur nga femijet e gazes do ti mbyse mushkerine izraelit shume shpejt. Ka Zot lart!

    Përgjigju
  • Tani: 13/06/2025 15:50

    Izraeli nuk ben asgja vetem per ne keto 2000 vjet kan ra romaket, mongolet, arabet, otomanet e vetmja gja qe ka bet ka qene debiti i çifutve. Duhet pak kohe por te njejten fund kane me pas çifutat. Amerikanet hynen ne Afganistan me debu talebanet e ata aty jane, hynen ne Irak me debu Saddamin e tesh kan miqt e iranit ne qeveri por nderkohe Amerika nuk ka ma fuqi me luftu kunder kerkujt. Sionistet heret a vone nuk do te mbijetojn

    Përgjigju
    • Erg: 13/06/2025 17:35

      PKP

  • ISH OFICER I U.POP.: 13/06/2025 08:09

    NË KOHËN TIMR THUJEJ:IZRAELI KOBURE NË LIND.E MESME. E VËRTET.ÇFARË KUJTON QEVERIA NË PUSHTET E IZRAELIT QË MOS VALLË KA TË DREJTË TË JETOJË NË KËTË TOK????MOS HAROJNË SE ÇFARË PËSUAN BGA HITLERI, KU GJITH POP. E BOTËS SHPREHËN PËRKRAHIE.TASHMË JAN ATA ME KRIMET E TYRE SI HITLERIANËT.KEQ.

    Përgjigju
    • Lala: 13/06/2025 16:51

      Izraeli esht nje hic Pa USA o plan.kan DHE fatin QE ka shum hebrenj rus.por mo's Harro se ka edhe Kamikaze plot.mjafton te shikosh sulmet ne izrael Para viteve 90.

    • Lenti: 13/06/2025 14:59

      Izraeli nuk po lufton kundra Iranit por kundra rregjimit Ajatollah qe ka kercenuar dhe ka qene problem prej vitesh per shtetin hebre. Radikalet e Iranit nuk mesuan nga disfatat e fqinjeve te tyre keto dy shekuj dhe menduan se ishin te fuqishem. Brenda nje nate izraeli ju tregoi se jane nje tiger prej letre. Te vazhdojne prape po jua mbajti. Mbeshtet Huthi, mbeshtet ata kermat ne liban, mbeshtet terroristet etj. Duro more Ajatollah leshi se ka Çecua biçak.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?