Gaza

Bota

Izraeli shpall pauzë në Gaza për ndihmat, IDF mohon urinë masive! Kamionët e parë me ushqime nga Egjipti

27 Korrik, 09:14| Përditesimi: 27 Korrik, 11:59

  • Share

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka kryer një operacion ajror për hedhjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ku mijëra palestinezë përballen me rrezikun e urisë masive. “Në përputhje me udhëzimet e ekzekutivit, IDF ka kryer së fundmi një hedhje ajrore ndihmash humanitare, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës,” thuhet në një postim të forcave izraelite në Telegram.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se kamionë me ndihma humanitare kanë nisur lëvizjen nga Egjipti drejt Gazës. Izraeli ka njoftuar se nga sot do të krijohen “korridore humanitare” për të garantuar qarkullimin e sigurt të kamionëve të OKB-së që shpërndajnë ndihma në enklavën palestineze dhe se do të zbatohen “pauza humanitare” në zonat e populluara dendur.

Sipas një deklarate të IDF-së, është shpallur gjithashtu një “pauzë taktike” në operacionet ushtarake në tre zona të Gazës: Muwasi, Deir al-Balah dhe Gaza City, nga ora 10:00 deri në 20:00 të mbrëmjes. Këto ndërprerje synojnë të ndihmojnë agjencitë humanitare në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve të domosdoshme për popullatën civile.

Mediat egjiptiane kanë konfirmuar se kamionët me ndihma nga Egjipti kanë filluar të hyjnë sot në Gazë përmes pikës kufitare Rafah, duke publikuar edhe pamje të konvojeve në lëvizje drejt zonës së konfliktit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/07/2025 09:33

    Cifutet mohojne se ka uri ne Gaza ? Si mund te mos kete uri kur nuk lejohet te futet asnje lloj gjeje , por jeta plera do ta paguajne nje dite ate qe po i bejne atij populli te pambrojtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?