Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, tha në një video-deklaratë herët në mëngjes se Izraeli kishte sulmuar objektet bërthamore të Iranit për të shmangur një kërcënim ekzistencial, duke u zotuar se beteja do të vazhdonte për 'aq ditë sa të jetë e nevojshme'.
“Ne goditëm në zemër të programit të pasurimit bërthamor të Iranit. Ne goditëm në zemër të programit të armatimit bërthamor të Iranit. Ne shënjestruam shkencëtarët kryesorë bërthamorë të Iranit që punojnë në bombën iraniane. Ne goditëm gjithashtu në zemër të programit të raketave balistike të Iranit', tha ai.
Netanyahu tha se Izraeli duhej të vepronte menjëherë për të eliminuar atë që ai e quajti kërcënimin ekzistencial të një Irani të armatosur me armë bërthamore.
“I thashë udhëheqjes sonë të sigurisë, nuk kemi alternativë tjetër veçse të veprojmë shpejt. Nuk mund t’i lëmë këto kërcënime për brezin e ardhshëm', tha ai.
Synimet e Izraelit përfshinin sulme në objekte bërthamore, shtëpi dhe seli të zyrtarëve të lartë, depo armësh dhe laboratorë. Në të gjithë Izraelin, njerëzit u mblodhën në strehimore publike dhe dhoma të sigurta të fortifikuara në pritje të një përgjigjeje iraniane.
Lajmi kryesor:
Izraeli sulmoi Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet me qindra raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem! 63 të plagosur (VIDEO+FOTO)
S.B/ReportTv.al