Kronikë

Ja 83 ish-të përndjekurit, që u kërkohet numri i llogarisë bankare

31 Mars 2018, 08:17| Përditesimi: 31 Mars 2018, 23:36

  • Share

Llogaria e dorëzuar në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë rezulton e mbyllur

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar dje listën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët duhet të dorëzojnë numrin e llogarisë së tyre bankare, në mënyrë që të mund të marrin dëmshpërblimin financiar sipas ligjit përkatës.

Kjo, pasi është konstatuar se nurmat e llogarisë që janë dorëzuar nga personat përfitues rezultojnë se janë të mbyllura dhe pagesa nuk mund të bëhet.=

Dokumentacioni

Të gjithë subjektet përfituese duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim.

Kërkesat
Dokumentacioni që duhet të dërgohen në Ministrinë e Financave janë:
1. Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit ( dokumenti bankar i vitit 2015).
2. Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?