Ja arsyet pse duhet të shmangni dushin me ujë të ftohtë në verë

16 Korrik, 22:05| Përditesimi: 16 Korrik, 22:09

  • Share

Temperaturat e larta shpesh na detyrojnë të bëjmë një dush të ftohtë në verë për t’u freskuar sa më shumë.

Sipas ekspertëve, dushi me ujë të nxehtë në dimër do të na ngrohë edhe më shumë.

Pa marrë parasysh se sa shumë ju pëlqen një banjë e nxehtë, e cila njëkohësisht relakson muskujt dhe ul tensionin, ajo ka një efekt kundërproduktiv në verë, sepse ngroh trupin tonë edhe më shumë.

Sipas ekspertëve, uji i ftohtë do të zvogëlojë qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke mos ulur aspak temperaturën e trupit.

Kur bëni dush, do të ndiheni të freskët dhe të lehtësuar, por pas vetëm disa minutash mund të ndiheni edhe më të nxehtë se para dushit.

Po kështu, zhytja në ujë të ftohtë akull mund të shkaktojë tronditje dhe reagime të shumta nga hiperventilimi tek ataku në zemër. Prandaj është më mirë të bëni një dush të vakët në ditët e verës.

Temperatura ideale e ujit atëherë do të ishte rreth 37 gradë, ashtu si temperatura e trupit tuaj.

Gjithashtu, dushi me ujë të ftohtë, ashtu si dushi me ujë të nxehtë, ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, ndaj alternativa më e mirë është t’i përmbahemi mesatares së artë, jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?