Skafi i tyre u mbyt pasi u përplas me shkëmbinjtë, turisti italian: Shteti shqiptar duhet të penalizohet, të sinjalizojë për pjesën nënujore

7 Qershor 2022, 09:39| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 11:18

  • Share

Një tragjedi është shmangur mëngjesin e sotëm më bregdetin e Zvërnecit pasi 4 turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht. Skafi me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë u përplas me disa shkëmbinj, ndërsa një prej tyre ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Turisti tha se shteti shqiptar duhet të penalizohet pasi duhet të kryejë lajmërime për shkëmbinjtë nënujor. Ai tregon se përdor aplikacionin "navionics" për lundrimin në det dhe nuk ka pasur probleme në shtetet e tjera, por vetëm kur ka mbërritur në Vlorë. Ai akuzon shtetin shqiptar se nuk ka përditësuar hartën digjitale detare, që paralajmëron rrezikon e shkëmbinjve nënujorë.

‘Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga Sllovenia. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë.

Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e Kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim.’Siguracioni nuk na mbulon shpenzimet sepse ky është një problem i shtetit shqiptar, i cili nuk ka hartë Detare digjitale me referencat themelore të hartografike për lundrimin me varkë'.- tha ai.


Lajmi kryesor:

Mbytet skafi në Zvërnec pasi u përplas me shkëmbinjtë, shpëtojnë 4 turistët italianë! 38-vjeçari bën me faj shtetin shqiptar: Te penalizohet, s'ka hartë digjitale detare


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?