VLORË- Një thirrje për ndihmë emergjente ka alarmuar policinë kufitare dhe rojën bregdetare ditën e sotme në Vlorë. Një jaht, në bordin e të cilit ndodheshin 11 persona, kishte mbetur i bllokuar si pasojë e një defekti teknik në Gjirin e Gramës dhe kishte lëshuar alarmin SOS.
Me ndërhyrjen policisë kufitare dhe mjeteve Delta Forcë është bërë e mundur marrja nga bordi e 11 qytetarëve si dhe shoqërimi i mjetit lundrues pa probleme në portin e Marinës në Orikum.
‘Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afërmit e nje mjeti lundrues me 11persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar.
Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre. Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum.’- njofton policia.
Dhijaret me jahte qe i perdorin vetem me karburant se nuk e kane idene e lundrimit me vela
Përgjigju