Kronikë

Jamarbër Malltezi pas seancës në GJKKO: Është proces politik, ka falsifikime të akt-akuzës

15 Shtator, 13:57| Përditesimi: 15 Shtator, 14:31

  • Share

Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, e ka konsideruar proces politik gjyqin ndaj të GJKKO që nisi sot për aferën “Partizani”.

Në përfundim të seancës, duke folur për gazetarët, Malltezi pretendoi se dokumenti i akt-akuzës ka falsifikime.

Ai hodhi sërish akuza ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, për të cilën tha se ka qenë e dënuar në Greqi dhe ndaj saj nuk është marrë asnjë masë. Sipas tij, gjyqtarja Gjoka mbrohet nga Kryeministri dhe është përdorur si “kamikaze politike” kundër opozitës.

“Është një proces politik siç u dëshmua. Kemi identifikuar me dhjetëra falsifikime të dokumentit zyrtar akt-akuzë. Ka 3 vite që u mbajt e fshehtë, u fshehën emrat e personave ndaj të cilëve zhvilloheshin hetime. U përmend edhe fakti që Irena Gjoka mbrohet me një kokëfortësi të çuditshme nga Edi Rama sepse është përdorur si kamikaze për të luftuar opozitën. Vendimi i dënimit të Irenës nuk ka dënime dhe prapë KLGJ nuk vepron, Prokuroria e Përgjithshme fshihet pas gishtit. E gjithë kjo çështje nuk ka hetim, kanë hedhur në erë gjithë hetimin”, tha ndër të tjera Jamarbër Malltezi.  

 


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha, Malltezi, Begeja e Pustina kërkojnë pavlefshmëri të akteve! Kreu i PD sulmon Dumanin: Do ikë si puçist! Seanca e radhës më 29 shtator (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?