Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan i shtetit, James Rubin, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, shprehu kritika për trajtimin e të akuzuarve, Hashim Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen në paraburgim. Para trupit gjykues, Rubin tha se kjo nuk është drejtësi.
“Më është dukur si fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së. Duke pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së unë për tre ditë e kam pa se si janë sjellë ata, se kush ishin përgjegjës, kush ishte komandanti, kush zëvëndësi. Duke pasur këtë lloj njohurie, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist me profesion, por kam të drejtë të shpreh me zë të lartë opinionin tim”, tha James Rubin.
Lajmi kryesor:
Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, James Rubin kritika Speciales për mbajtjen në paraburgim të Thaçit dhe tre të tjerëve: Kjo nuk është drejtësi
Xh.D/ReportTv.al