Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli

28 Janar 2020, 11:23| Përditesimi: 28 Janar 2020, 20:37

  • Share

TIRANE- Një tjetër person është prangosur mbrëmjen e sotme në Kavajë duke e çuar në pesë numrin e të arrestuarve lidhur me pengmarrjen në Kamëz. Në pranga ranë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes me inicialet F.Xh. që u arrestua mbrëmjen e sotme dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Në kërkim është shpallur nga policia, vëllai i Leonardit, Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit "Golden" në Shijak.

Jan Prenga i rrëmbyer 11 ditë më parë në rrugën "London" në Kamëz, është vrarë nga rrëmbyesit, ndërsa sipas policisë ai ka ndërruar jetë si pasojë e humbjes së gjakut nga goditjet e shumta që ka marrë në momentin e rrëmbimit. Autorët e kanë futur me dhunë në një makinë që rezulton t'i jetë vjedhur një këngëtareje në zonën e Kombinatit, për ta çuar në kompleksin "Golden" pranë Xhafzotaj të Shijakut, në pronësi të tyre, një strukturë super lukzose. Vdekja e pengut Jan Prenga 49-vjeçar konfirmohet nga policia e Shtetit pas analizimit të kamerave të sigurisë pranë kompleksit "Golden" dhe gjurmëve të gjakut të gjetura në vendin e rrëmbimit, por pavarësisht kërkimeve, ende nuk është gjetur trupi i pajetë i Prengës. Shqiptarja.com publikoi ekskluzivisht dje këto dyshime të policisë, ndërsa ditën e sotme blutë njoftuan zyrtarisht emrat e katër të arrestuarve në operacionin e koduar "Resorti". 

"Nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka vdekur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort,  aty ku do mbahej peng. Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin, ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit", thotë zyrtarisht policia. 

Policia ka mundur të zbardhë dhe motivin e pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës dhe gjithçka dyshohet të lidhet me konflikte për drogën që vëllai i Prengës ka pasur me vëllezërit Hajri në Angli. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshimet janë se vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, me precedentë penalë, nuk ka dorëzuar një sasi droge prej 283 kg kokainë çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. 

Si ka raportuar dje gazetari i Report Tv, Elton Qyno, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të kompleksit "Golden" që kanë fiksuar momentin kur Jan Prenga transferohet nga rrëmbyesit brenda "Golden". Nëse vërtetohet që 49-vjeçari ka vdekur, kufoma mund të jetë groposur në oborrin e ambientit luksoz, mes pishinave dhe palmave që normalisht përdoren për ceremoni dasmash.  Gjatë kontrolleve të ushtruara në kompleks një ditë më parë nga forcat RENEA , me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

"Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen", thotë policia.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat: “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

Ora 19:59
Aksion në Kavajë, arrestohet një tjetër anëtar i familjes Hajri për pengmarrjen, disa të shoqëruar

Në vijim të operacionit për pengmarrjen në Kamëz, një tjetër person me inicialet F.Xh. është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme. Në Kavajë është arrestuar një anëtar i familjes Hajri që akuzohet për pengim të zbulimit të se vërtetës. Gjithashtu janë edhe disa të tjerë të shoqëruar po nga Kavaja dhe kushërinj të Hajrajve. Aksioni po zhvillohet nga Operacionalja e Tiranës në lagjen nr. 5 në Kavajë.

Ora 15:49
Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë...Pengu u mor në makinën që i vodhën një këngëtareje

1580211688_janprengafoto.jpg

Jan Prenga dhe resorti "Golden" në Shijak

Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut drejtuar nga vëllezërit Hajri. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetarin e Shqiptarja.com, Elton Qyno, se grupi kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.

Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.

Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga vëllai i Jan Prengës. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, njëri i arrestuar tjetri në kërkim, kanë marë peng Jan Prengën në Kamëz, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.

Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, automjet i cili rezulton të jetë vjedhur prej tyre. Deri më tani policia refuzon të jepë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina.

Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti. Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë shqiptare. Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin "Golden" në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si paosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Jan Prenga është nxjerë i vdekur nga ambjentet e resortit Garden, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resorit, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Ora 14:51
FOTOT/ Kush janë të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës
Ora 14:39
Kunati i Jan Prengës, që vdiq pas rrëmbimit në Kamzë: Kërkojmë nga policia që të gjendet kufoma! Jemi të tronditur nga dhimbja

1580218944_kamze.jpg

Mark Sula, kunati i Jan Prengës, 49-vjeçarit që vdiq pas rrëmbimit të ndodhur 11 ditë më parë në Kamzë mes dhimbjes është shprehur për Report Tv se kërkon nga policia që të gjendet trupi i të afërmit të tij

"Na thanë mbrëmë nga policia që ka vdekur po s’kemi kufomën. Kërkojmë nga policia të na e gjejë sa më parë. Jemi të tronditur nga dhimbja', është shprehur ai jashtë kamerave.

Ora 13:36
Mbyllet puna në kompleksin 'Golden'! RENEA kontrolle për gjetjen e trupit të Jan Prengës (VIDEO)

Një ditë pas arrestimit të të dyshuarve për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës të marrë peng 11 ditë më parë në Kamëz, Policia me forcat speciale RENEA është ende e pranishme në kompleksin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut. Operacioni vijon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë krim të rëndë, por më e rëndësishmja, në hetimet që mund të zbulonin vendin ku mund të jetë fshehur trupi i pajetë i 49-vjeçarit Jan Prenga. Nisur nga fakti që RENEA ndodhet pranë kompleksit, ka dyshime të forta se trupi i Prengës të jetë groposur diku pranë resortit. Kamerat e sigurisë, elementi kryesor që çoi në identifikimin e rrëmbyesve, fiksuan momentin teksa Jan Prenga nxirrej nga një makinë dhe u fut nga autorët në ambientet e kompleksit "Golden". Puna në resort është bllokuar, dhe policia e prokuroria vijojnë punën hetimore. Por kërkimet për trupin e Jan Prengës vijojnë edhe në rrethina pranë kësaj zone. Deri më tani të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ora 12:57
SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit mbi rrëmbimin e Jan Prengës

1580212698_golden.jpg

Hetimet për rrëmbimin e Jan Prengës do të përfshijnë edhe SPAK-un për hetimin pasuror të të arrestuarve të cilët dyshohen bashkëpunëtorë në ngjarjen. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona Leonard Hajri 36 vjeç, babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç dhe shoku i tyre Olsi Turja ndërkohë në kërkim vijon të jetë Altin Hajri, pronari i resortit ku do të mbahej peng Jan Prenga si dhe katër persona të tjerë.

Ora 12:48
Vëllai i Jan Prengës që u rrëmbye në Kamzë, i dënuar me 8 vite e gjysmë burg për trafik droge në Angli

Vëllai i Jan Prengës, Ndrek Prenga ishte arrestuar në Angli në gusht të vitit 2017 dhe u denua me 8 vite e gjysmë burg. Ndrek Prenga u dënua për trafik të drogës së cilësisë së lartë. Nuk dihet nëse ky rast ka të bëjë edhe me ngjarjen e rëndë ku vëllezërit Hajri nga Shijaku rrëmbyen Jan Prengën 11 ditë më parë, i cili më parë mbeti i vdekur pas goditjeve të marrë dhe humbjes së gjakut.

Vendi ku u rrëmbye Jan Prenga
Ora 12:35
FOTO / Ky është Jan Prenga, 49-vjeçari që vdiq pas rrëmbimit në Kamzë për konfliktin e drogës, la pas 5 fëmijë

Report Tv siguron foton Jan Prengës, 49-vjeçarit që mbeti i vrarë pas rrëmbimit të ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë.

Jan Prenga ishte babai i 5 fëmijëve dhe sipas policisë u mor peng pas një konflikti droge mes një prej vëllezërve të tij dhe vëllezërve Hajri për t'u mbajtur peng në resortin luksoz Golden në Shijak.

Ora 11:20
Njoftimi i plote i Policisë së Shtetit për pengmarrjen e Jan Prengës

Operacioni "Resorti", për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit, në Kamzë.

Operacioni nga forcat Speciale Renea, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor "Resorti", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
O. T., 36 vjeç, banues në Shijak;
E. H., 32 vjeç, banues në Shijak; 
B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H. 

Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka vdekur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort,  aty ku do mbahej peng. 

Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.
 
Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Till: 29/01/2020 05:43

    Shikoni te ujembledhesi afer komplelsit, me siguro aty do jet, trupi

    Përgjigju
  • Solomoni: 29/01/2020 02:17

    Po keta shijakasit me maloke gjeten te bejne biznes,,,maloku do djegur me acid ose napalm,,,ata jane fatkeqesia e kombit shqiptar,,,,,rrace me e poshter nuk gjen ne bote...ptu..kerma njerez...cecenet duhen vene ne karantine e izolim si ne kine,,,vetem morra e pleshta qensh sjellin ne qytete.....

    Përgjigju
    • nnnn: 29/01/2020 08:24

      e cfar gangster interneti keke ti

  • The Game: 28/01/2020 22:48

    O te mjere, lereni drogen se eshte iluzjon qe te han koken. Ka kaq pak njerez qe jan marre me te e kan dale me sukses(Pa burg, vrasje, gola etj etj) sa me mire te merreni me gje tjeter. Po luani me te e u duket se fitoni kur merrni 5 leke, ajo vjen e u tundon prap " me shume, me shume" ju shkoni e beni me shume leke e ajo u thith brenda juve dhe fatkeqesisht familjet tuaja. Per 250 kg droge behen bisha njerezit dhe e vrasin vllain sapo e shofin, planin e kishin ta torturonin por s u pritej e ja moren jeten qe rruges. Ti rroj te vellait 250 kile droge. e ktyre burgu I merituar

    Përgjigju
    • Like: 29/01/2020 03:11

      Ja pa hajrin Eskobari asaj puna tja shikojne sypalaret

  • Çoli: 28/01/2020 21:49

    Bravo policise merrini perpara si ortek gjith bajgat e republikes duke i dhenë njehere e mirë qetesine shoqerise

    Përgjigju
  • cami: 28/01/2020 20:10

    RROFTE sali berisha qe na I pruri ne tirane keta maloke,,,,jane punetore dhe nderi I tiranes….ptu,ptu,ptu,,tu,rrace e poshter….

    Përgjigju
  • Vlora: 28/01/2020 20:07

    Per viktimën nqs ka qenë familjar i rregullt me vjen keq.. Në të kundërt kokat hëngshin robq*rat se nga ata vjen çdo e keqe në këtë vënd.

    Përgjigju
  • Eri: 28/01/2020 19:01

    Cam shijaku mo ca pret

    Përgjigju
    • Per labin: 29/01/2020 08:39

      Jashtoksor lale

    • Labi: 28/01/2020 23:27

      Po ty mo nga te kemi?

  • Friends: 28/01/2020 17:13

    Plasi dhe me katnart e Shijakut. Prite kur tja boj bam dhe ne Durres tani

    Përgjigju
  • lexues: 28/01/2020 16:49

    ky "investimi" ne "agroturism" i para ca diteve sa do zgjase????

    Përgjigju
  • lexuesfitimet" qe te investojne ne: 28/01/2020 16:47

    dhe KM duke lavderuar keto "Investime", fucking no info nga vjen the money, perpiqet ta shfaq sikur dy-tre shoke qe shesin qumesht dhe kane bageti dhe pastaj bashkojne "fitimet" ne dicka me fitimprurese....

    Përgjigju
  • Vlonjati i drejte: 28/01/2020 16:40

    Rroft sali berisha qe marrre nga ditet e juaja o popull kerme

    Përgjigju
    • Tukja: 28/01/2020 23:26

      Gjormi, kshu nga pas tel je gang t!

    • Gjorm: 28/01/2020 17:40

      Le shi i drejte leshdrejti apo vlonjëtë le shi!

  • Gjeço: 28/01/2020 16:15

    Dikur Paloqet dhe Nokërria bërtisnin se po instalohet sistemi policor në Shqiperi nderkohe qe PO, shqiptarët e ndershem e duan me shume së kurrë sistemin policor we të jetojne përfundimisht të qetë. Paloqet dhe Nokerria e duan vendin xhungël ashtu siç e bene.

    Përgjigju
  • Luani: 28/01/2020 15:24

    Keta kriminelet qe kane filluar pazaret ne Angli kane qene me emer tjeter atje me siguri. Gazetaret duhet te hetojne edhe aktivitetin e tyre kriminal ne shtetin e huaj per ti shkuar deri ne fund te vertetes.

    Përgjigju
  • Brina nuk ka: 28/01/2020 14:21

    U rrofte lokali e leket e droges more budalla. Ne burg e ne gjak perjete.

    Përgjigju
    • Sulejmëni: 28/01/2020 15:41

      Hahahaha prandaj gjetk e gjetke kapitalin e ka në dorë inteligjenca dhe kurrë fshataresia. Fshataresia eshte krijuar për të punuar arrat, inteligjenca të mbledhe kapital-fajdene. Fshatari nuk di të komandoje veten jo me kapitalin. Komenti yt e tregon kete gje.

  • Fredi: 28/01/2020 13:51

    Dy t kqijat e venit: 1) mos ekzistenca e shtetit. 2) katnart.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 28/01/2020 13:48

    Maloket edhe ne Angli edhe ketu me pislliqe. RRace e keqe! Tia sekuestrojne kompleksin sepse me leke droge e ka bo. Nuk i mjaftojne milionat ketyre. Keshtu eshte kur je i papare

    Përgjigju
    • Llazi: 28/01/2020 20:01

      O tori klitori malokut ju motrat e bukura vtm nxirrini se ua lidhim ne qafe

    • Tori: 28/01/2020 17:16

      Jane nga fshati I shijakut, jo gabel o kashars. Nuk ja nin as per malok as per naj nji atyre. Kam frike se tashi do e shujn komplet kte familjen e ktij viktimes prenga

    • Shijak: 28/01/2020 16:47

      Kta jan çam shijaku o pi*k tirone mos i ngatro me malok e gabel

    • Raeli: 28/01/2020 16:29

      Jane me origjine Came keta meraklite e droges.

    • Kasharsi: 28/01/2020 15:35

      Malsor ka qen ky qe vdiq o qironso ai qe e vrau eshte gabel shijaku se tbardhe ska pasur kurre aty.

    • Aleks: 28/01/2020 15:05

      Toni nese Durresi eshte Malok, Tirana eshte shum me perpara Malok... mendim idiot

  • Kafsha: 28/01/2020 13:46

    Bajgat f s h a t a r ë ! Ah Enver Enver djali ku je ?

    Përgjigju
    • Doqja: 28/01/2020 13:56

      Kerkoje se mbase e gjen

  • Law: 28/01/2020 13:10

    Nuk haet kollaj leku i piset.thjesht per momentin genjejn veten me ca para te qelbura dhe pastaj ca ne burg e ca ne varr.eshte gjaku i atyre familjeve te shkaterruara nga droga qe sju le rehat o minj kanalesh.

    Përgjigju
    • Law ..mese e Drejte..: 28/01/2020 14:21

      Kushedi se sa njerez vdesin ngaqe Ju afrojne Droge ! Qofshin te rinje apo nga Mosha te ndryshme.. Kure do ta kuptojne Njerezimi qe me gjera kundra Ligjit qe ka fuwi mbi natytyre ,,nuk behet shaka . Duhet punuar Instuticionet per. Edukimin dhe mbarevatjen e te te Rinjeve ..dhe ky faktore ndikon ,ngaqe mungon shume ne jeten e perditshme...

  • shtet leshi: 28/01/2020 13:05

    Po cfare shtet leshi paskemi qene. Po si dihet shkaku i vdekjes pa gjete trupin. Perkundrazi ai nuk mund te deklarohet i vdekur pa gjetur trupin. Po varja demek se po punojme

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 28/01/2020 20:53

      Trupin e kane zhdukur dhe ska per te dale me i gjalle. Lexo artikullin dhe ate e kane heq qafe

    • WTF: 28/01/2020 16:07

      Nga komenti dukesh qe je nje nga ata katunaret "qe japin mend" por qe ne fakt nuk dine asgje. Po ta lexosh me vemendje vrasja eshte vertetuar nga kamerat e kompleksit, por kur e ke mendjen me sha shtetin, truri nuk ta kap me te verteten.

  • Qytetar: 28/01/2020 13:03

    E hengri kot zoteria. Ngushellime. Futjnai edhe vellain ne burg se cfare taksirat pati ky. Po ligji Antimafia ku eshte fsheh?!

    Përgjigju
  • goni: 28/01/2020 12:37

    pune derrash qe sdine as cte bejne me parate ,ndertojne keto shemtira ne mes te asgjekundit dhe ju duket vetja biznesmene hahahaha ah moj shqiperi sua kishe borxh po cti besh vetem derra dhe i njorance prodhohet ne post diktature

    Përgjigju
  • O tej: 28/01/2020 12:24

    Hale hale mu.... do qese....

    Përgjigju
  • Vlonjati: 28/01/2020 12:21

    Po pse sja kthen buken tjetrit o fisqir,po tani te vran vellain o pler,un nuk dua tte hy ne hak se ndoshta te kan humb gjat trasportit,se vetem vlonjatve u bijen gjerat nga zgara e bicikletes,po ashu dhe jan nder me radhe neper trotuare,esht sport i veshtire

    Përgjigju
    • Fredi k...: 28/01/2020 23:21

      Fredi fenda po te kapa te gdhenda.

    • Fredi: 28/01/2020 21:59

      O Tur tironci un komentova Kuçin nuk thash asigjo për vlonjatt Hahahahahaha . O Tur pash zotin amon lene historin por shiko si jan katandis. Jeto me realitetin dhe jo me t shkuaren. Zgjohu! Kto tsotmit skan asi lidhje me ato dy tre persona qe ngriten flamurin. Pastaj në antikitet Polibi i qute kusar t Adriatikut.

    • Fredi k...: 28/01/2020 21:16

      Fredi pordha po te kapa te n'gordha.

    • Turi: 28/01/2020 20:48

      Fred, bukur komenton por vlonjatët jan njerëz që kan bo histori, në të gjitha fushat. Un vet jom tironc dhe shqiptar.

    • Fredi: 28/01/2020 16:56

      Hahahah o Kuço o Maço hahahahaha mir ja ke bo plako, fiks osht siç thu, FIKS! Hahahahaha!

    • Kuç: 28/01/2020 15:36

      Ja dhe Vlonjati doli direkte duke quajture drogën bukë dhe bukëne droge se droga eshte primare për vlonjate, njereze të liqe!

    • o ari: 28/01/2020 14:54

      mos i fut te gjith ne valle lale, te kan bere gje ty vlonjatet apo te kan bere ate qe sta ben njeri, direkt komente negative pa njohur njerz te degjeneruar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?