Avokatja Alesia Balliu e ka konsideruar si dështim total nga opozita seancën e djeshme plenare, ku do të diskutohej për programin e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.
Sipas saj, opozita shqiptare nuk përfaqëson shqiptarët, por vetëm interesat e saj.
“Është një tragjedi e madje se ku ka arritur politika shqiptare. Në ditën kur shqiptarët do të dëgjonin programin qeverisës, këta deputetë bëjnë një shfaqe tallëse.
Këtu dështimin e ka total opozita, një opozitë e cila nuk ndryshon! Një opozitë që nuk përfaqëson shqiptarët, por sheh vetëm interesin personal! Ndërsa lidershpipi i saj kalon nga dështimi në dështim, pa asnjë pikë analize”, tha Balliu.
Po ashtu ajo hodhi akuza ndaj deputetëve demokratë, për të cilët tha se janë inekzistentë në Parlament.
“Atë mandat e kanë marrë për t’i shërbyer qytetarëve, jo për t’i shërbyer Fahriut dhe zhurmës që bën ai në Parlament. Duhet trajtuar me seriozitet parlamenti, sepse sot ato të drejtë kanë vetëm fjalë dhe këtë fjalë po ua mohon lidershipi i tyre. Sot ato deputetë janë inekszistentë, aty ekziston vetëm kreu i grupit parlamentar? Keni dëgjuar ndonjë deputet tjetër?”.
Ndërsa më tej avokatja ka deklaruar se me veprimet e kryera, opozita po tregon se është patericë e pushteti.
“Çfarë do t’i ofrosh t’i publikut në Parlament? Ato këtë zhurmën e bëjnë me qëllim, që të mos bëjnë analizë. Ato nuk kanë fuqi. Aty shohim sot që vetëm Gaz Bardhin që flet, dhe pjesa tjetër është inekzistente. Me sa kam parë unë edhe Shqipëria, sa po vjen, kjo parti vetëm po tkurret. Sepse këta po i privojnë opozitarizmin në Kuvend shqiptarëve. Këta nuk janë aty për të treguar problemet reale të shqiptarëve, por për të penguar. Këto janë patericë e pushtetit, nuk janë përballë pushtetit", tha Balliu në Report TV.
Lajmi kryesor:
“Ta mbyllë me politikën dhe të shijojë pensionin”/ Balliu në Report TV: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD! Koha e tij ka mbaruar
A.D/ReportTv.al
