Ish-drejtori Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli për aktivitetin e disa prej krerëve të grupeve kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.
Ai tha se duke qenë që Dubai nuk ka marrëveshje ekstradimi me asnjë shtet, kriminelët shqiptarë por jo vetëm, e shohin atë si vendin ku mund të blejnë lirinë. Mes të tjerash Prençi deklaroi se ka pasur edhe gazetarë që kanë udhëtuar në Dubai duke nënkuptuar se mund të kenë marrë pagesa nga krerë të grupeve kriminale.
“Të gjithë janë në aktivitet. Janë rreth 35 krerë të grupeve të strukturuara kriminalë. Grupe të strukturuara në Shqipërië dhe gjithkund vendin e artë ku blejnë lirinë kanë parë Dubain. Në cdo rast ku kapet një grup i strukturuar, kokat janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet se janë strehuar në Dubai. Po t’i referohesh edhe analizave të bëra, të gjithë thonë se janë në Dubai. Policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë këtë gjë. Ka pasur edhe gazetarë që kanë shkuar më të lehtë dhe janë kthyer më të rëndë në peshë. Kam të dhëna që SPAK-u për disa prej tyre ka koordinata të sakta dhe mendoj se do jetë i gatshëm për t’i dhënë emra policisë së shtetit për të pasur të gatshme marrëveshjen”- u shpreh Prençi.
Lajmi kryesor:
Nga ish-kreu i bandës së Durrësit tek Eldi Dizdari, bosët e krimit që dyshohet se fshihen në Dubai! Prençi: Prej atje dirigjojnë aktivitetin kriminal
B.V//ReportTv.al